Panariti: Greqia nuk na kushtëzon me marrëveshjen e ujërave për gazësjellësin TAP
Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, në prag të vizitës në Greqi, ka mohuar faktin se Greqia do të kushtëzoj렠gazsjellësin transadriatik TAP me marrëveshjen e ujërave.
Jam i njohur me interpretimin që i kanë bërë mediat projektit TAP. Dua të them që nuk ka varësi mes këtij projekti dhe marrëveshjes së ujërave. Progresi i njërës nuk do kushtëzohet nga regresi i tjetrës prej palës greke, tha Panariti.
Sipas tij, ”marrëveshja e ujërave është çështje e ndarë nga projekti TAP, do adresohet në momentin e duhur, vendimi i Gjykatës Kushtetuese do jetë pikë referuese. Në bazë të tij do shohim si do avancojmë.