Itali-Greqi-Shqipëri, marrëveshje për gazsjellësin TAP

Mediat greke theksojnë se marrëveshja për delimitimin e kufirit detar me Greqinë mund të kthehet në një pengesë serioze për avancimin e bisedimeve dypalëshe lidhur me projektin e gazësjellësit TAP.
Sipas tyre një investim i përmasave të tilla mund të kthehej në një shans të mirë që dy vendet që të përmbyllin në kohë marrëveshjen për kufirin detar dhe atë për zonën ekskluzive ekonomike në detin Jon. Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Italisë, Dimitris Avramopulos dhe Xhulio Terci u takuan javën e kaluar në Romë dhe shprehën vullnetin për nënshkrimin e marrëveshjes lidhur me gazsjellësin TAP, një projekt tejet i rëndësishëm për hartën energjetike të Ballkanit dhe Evropës.
Mediat greke raportojnë se delegacionet e tri vendeve mund të takohen në tetor në Tiranë për të diskutuar lidhur me modalitetet për nënshkrimin e një marrëveshje trepalëshe, që do t'i hapte rrugë projektit TAP dhe do të përçonte një mesazh të fortë në Azerbajxhan. Sipas tyre mbështetja politike që Tirana, Roma dhe Athina do të tregojnë ndaj këtij projekti të madh energjetik do të jetë vendimtar për të ardhmen e tij. Brenda vitit 2013 konsorciumi që menaxhon rezervat e gazit në Sha Deniz do të vendosë përfundimisht për projektin fitues që do të sjellë gazin në Evropë.
TAP, 204 km kalon në Shqipëri
TAP do të jetë rreth 800 kilometra në gjatësi (afërsisht: në Greqi 478 km, në Shqipëria 204 km, në det të hapur në Adriatik 105 km dhe në Itali 4 km). TAP-i do të nisë në Greqi, do të kalojë nëpër Shqipëri dhe nëpër Detin Adriatik dhe do të përfundojë në brigjet e Italisë Jugore. Kjo do të jetë rruga më e drejtpërdrejtë dhe me kosto më efektive që lidh fushën e Shah Deniz në Azerbajxhan me tregjet evropiane, duke u lidhur me rrjetet ekzistuese, të cilat do të përmirësohen. Gazsjellësi do të ketë një kapacitet transporti prej 10 mmk (miliard metër kub) gaz të ri në vit drejt Evropës, duke filluar që nga viti 2017 dhe do të ketë mundësi që ta rrisë kapacitetin deri në 20 mmk sipas nevojës. /Start/
2012-08-14 10:16