E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uji i Bekuar shton radhet e emigranteve

Gezim Ashimi
Festa fetare e Ujit te Bekuar, qe festohet ne Greqi, ka bere qe doganieret greke te nderpresin punen paraditen e djeshme ne vendkalimin kufitar te Kapshtices, duke shkaktuar keshtu nje bllokim te qarkullimit te njerezve dhe mjeteve. Per here te pare, radha e automjeteve ne token shqiptare ka shkuar deri ne 5 kilometra, duke kaluar ish-doganen e vjeter dhe ka arritur ne afersi te fshatit Kapshtice. Ne sportele jane regjistruar radhe te gjata, ndersa emigrantet kane pritur per ore te tera per te kaluar traun e kufirit shteteror.
Nje varg i stermadh makinash te vogla dhe midis tyre edhe autobuse kane qendruar qe nga mengjesi deri ne mesditen e djeshme ne pritje qe te kalojne drejt doganes greke per te kryer procedurat e kalimit te kufirit. Autoritete te policise kufitare ne Kapshtice thane se kjo gjendje e renduar ka ardhur sepse doganieret greke nuk punuan per shkak te festes se Ujit te Bekuar dhe hedhjes se kryqit ne uje. Situata e renduar eshte verifikuar gjate gjithe paradites, ndersa gra, femije e te moshuar jane detyruar te presin mes shiut dhe ne te ftohte punonjesit e turnit te dyte ne anen greke te kufirit.
Rreth ores 14.00 ka rifilluar puna e doganiereve greke. Te kontaktuar nga drejtuesit e policise kufitare shqiptare ne Kapshtice ata thane se do te hapnin 4 sportele per te kaluar emigrantet. Qe nga kjo ore filloi levizja e ngadalte e mjeteve drejt tokes greke, por pritja vazhdoi serish per shkak te kontrolleve te mjeteve dhe numrit te madh te udhetareve. Gjate 24 oreve te fundit, ne doganen e Kapshtices kane kaluar per ne Greqi afro 3200 persona, kryesisht emigrante dhe ky numer relativisht i madh udhetaresh ne kete vend kalim kufitar ka sjelle edhe pritje te pashmangshme per te kaluar kufirin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›