Midis kollitjeve
Nga Albin Kurti
Serish me mbertheu kollitja e thate. Ndodhesha prane stufes, tashme nuk kisha te ftohte, por kot. Zgjati me shume se zakonisht. Aq shume me thernin mushkerite saqe s'me vinte turp qe dhoma buciste nga zhurma qe beja. Pesha e shikimit kolektiv te te tjereve mbi mua nuk me bente pershtypje. Dikur u qetesova dhe pashe shume sy te zgurdulluar. Pamja qe po shihja po qartesohej, konturet e figurave perreth po stabilizoheshin. Fillova te marr fryme me lirshem.
Ata ishin teper te sjellshem qe te mund ta vazhdonin biseden e mbetur pergjysme. Nisa te shpjegoj se kjo semundje qe kisha ishte me e mocme se UNMIK-u dhe s'kishte pse brengosej njeri per mua. Qeshen me kujdes si diplomate qe ishin dhe vijuam diskutimin. Ne fund te takimit njeri prej tyre me tha qe kur delegacioni i tyre kishte qene ne Beograd, atje kishin mesuar qe 12 shqiptare vetem nga Prishtina jane te shtrire ne spitalin e mushkerive.
Syzet i kercyen lehtas gjersa me pyeti nese une do te pranoja qe te sherohesha ne spitalin e Beogradit. Heshtja e kolegeve te tij thuajse ia shtonte legjitimitetin pyetjes qe beri. M'i zgurdulluan syte perseri ndonese kesaj radhe s'po kollitesha. E mora fjalen ngadale i vetedijshem qe secili muskul i fytyres sime ishte i tejmbuluar prej shikimeve te shumta. Ne ate spital, u thashe diplomateve te huaj, une do te isha pacienti i 13 fatkeq, apo jo?
Diplomati qe me pyeti i uli syte perdhe dhe nuk foli. Mbase, konservativ sikurse i tere soji i tij, nuk deshi te rrezikonte me ndonje pergjigje. I percolla deri te dera dhe u ktheva te stufa, duke pritur raundin e ri te kollitjes. Nuk vonoi shume: imazhi i nje treni te larget qe po afrohej me shpejtesi m'u pervijua ne qepallat qe po me digjnin...
Teksa iku edhe ky tren qe me shnderronte ne stacionin e njejte, nisa t'i nderroja kanalet televizive e me pas edhe t'i shfletoja gazetat ditore. Hmm... Mirepo mjeku i keq dhe menaxhmenti edhe me i keq nuk jane kurrfare aksidenti kozmik. Ky ishte mendimi i pare qe kisha perderisa degjoja e lexoja ankesat e ndryshme per gjendjen ne spitalet tona te perfshira nga greva. KEK-ut, PTK-se, Universitetit te Prishtines, RTK-se, Aeroportit te Prishtines dhe cdo ndermarrjeje apo institucioni publik nuk u jane ndalur asnjehere skandalet dhe deshtimet qe prej perfundimit te luftes.
Dhe, menjehere zura te shkruaj kete qe po e lexoni ketu. Politika neoliberale e UNMIK-ut dhe donatoreve nderkombetare e ka sulmuar sistematikisht cdo gje publike. Ate qe nuk e ka privatizuar AKM-ja, e ka privatizuar politika. Sektori publik ne Kosove eshte si nje qiri qe digjet nga te dy anet. Nese nuk je goditur nga vala e njezete e ca e privatizimit, atehere je goditur nga vala e fundit e familjareve te drejtorit ose miqve te tij, e te cilet qe te gjithe jane miq apo familjare te kryetarit, kryeministrit, ministrave etj.
Fondi Monetar Nderkombetar gjithsesi eshte munduar qe ta zbraze sektorin publik nga truri, duke imponuar paga te uleta aty, ne menyre qe me te aftit te kalojne ne sektorin privat. Mirepo, pervec qe paradigma e stabilitetit beri qe te mos kete zhvillim te pergjithshem ekonomik qe do te mund te ngjallte sadopak sektorin privat, ne sektorin publik njerezit nuk kane qendruar te punesuar vetem per shkak te pages, vetem pse nuk kane gjetur asgje me mire.
Shume prej tyre ishin dhe jane aty per shkak te privilegjeve anesore si vetura, telefoni i parapaguar, drekat e udhetimet zyrtare etj. Ose, edhe per ta perdorur vendndodhjen e institucionit publik si sportel per biznesin e pastajme privat. Qeverise sigurisht se i ka leverdisur qe te jete punedhenesja me e madhe ne Kosove sepse asisoj i ka mbajtur nen kontroll dhjeteramijera njerez, e mbase ne mase te konsiderueshme edhe familjet e tyre.
Qeveria si fabrike e burokracise i ka kontribuar shume stabilitetit qe eshte pikenisje konceptuale dhe qellim politik i regjimit nderkombetar ne Kosove. Tere kete mynxyre, politikanet kosovare me krenari e quajne transicion te domosdoshem per Kosoven (nga nje sistem ne tjetrin). Mirepo, nese do te shitej p.sh. KEK-u ne vitin 1999 a 2000, shume para do te perfitoheshin e ndoshta as qe do te mund te shitej fare per shkak te trysnise se qytetareve.
Nderkaq, tash pas nje dekade, kur energjia vazhdon te shtrenjtohet perkunder varferise qe thellohet, dhe kur eshte ngulitur bindja e pergjithshme se ne KEK vidhet, jo vetem qe s'ka rezistence per shitjen e KEK-ut, por ai do te behet paraprakisht cope-cope dhe do te shitet fare lire pa iu dhimbsur pothuajse askujt. Spitali dhe cdo gje publike do ta kene te njejtin fat, kush me heret e kush me vone, perderisa Kosova do te udhehiqet nga politika e neoliberalizmit, ekzekutore te se ciles jane agjentet qeveritare.
Nese vazhdohet keshtu, do ta shesin edhe sistemin shendetesor me gjithe spitalin e Prishtines, do ta privatizojne edhe ujesjellesin. Sepse behet fjale per politike ekstreme e cila edhe ajrin do ta privatizonte po te ekzistonte mundesia teknologjike per nje gje te tille. Ne kohen e krizes financiare kur neoliberalizmi po thyen qafen kurse edhe liberalet po e pranojne se liberalizmi i shpenguar shpien vecse ne monopole korporatash (pra ne te kunderten e idese se vet qendrore), ne Kosove neoliberalizmi po intensifikohet.
Te privatizosh sot, do te thote ta demtosh ekonomine dhe popullsine (me apo pa vetedije). Para se gjithash kurrfare privatizimi nuk do te duhej te vije ne shprehje para se te terhiqen ato mbi 400 milione euro nga privatizimi i deritanishem i ndermarrjeve shoqerore. Po ashtu, privatizimi assesi nuk duhet bere per hir te konceptit te privatizimit por vetem ne kuader te nje plani zhvillimor vendor. Pse, kur dhe cka duhet privatizuar - duhet te jete nje ceshtje e diskutimit publik dhe, madje, e referendumit per kompanite dhe resurset e medha si KEK-u, Trepca, PTK-ja, Aeroporti etj. (ashtu sikunder qe ka propozuar organizata COHU!). Dhe, me e rendesishmja, privatizimi duhet ta pasoje dekolonizimin e jo t'i paraprije atij.
Kur Kosoves iu suprimua autonomia ne vitin 1989, ndermarrjet shoqerore dhe ato publike (qe deri atehere i perkisnin qytetareve dhe si titullare kishin komunat perkatese) u shnderruan ne dege te ndermarrjeve ne Serbi, dhe mandej iu nenshtruan nje gjysemprivatizimi pergjate viteve te '90-ta. Tash, pikerisht per shkak te mungeses se dekolonizimit qe e korrigjon historine e dhunes edhe ne aspektit e restaurimit te prones dhe pasurive te perbashketa, eshte Kosova dhe jo Serbia ajo qe do te detyrohet t'ua paguaje borxhin kapitalisteve te huaj miq te Milosheviqit (kryesisht nga Greqia dhe Italia)...
"Eja, vetem edhe ty po te presim! E perfundon rruges shkrimin!" Duart i kishte te zena me fletushka dhe me pajisjet e zerimit. E ndoqa Zgjimin deri te makina e Levizjes sone. Ishte pasdite kur u nisem drejt Gjilanit per ne nje tubim publik kunder decentralizimit atje. Po kalonim neper Gracanice dhe... nga nje ndertese qe dukej zyrtare, pame se dolen diplomatet qe na kishin vizituar neve disa ore me pare. Me gjase kishin mbaruar me ndonje takim te radhes ne Gracanice.
Ne ndaluam makinen dhe po prisnim gjersa po e kalonin rrugen nje dyzine shqiptaresh qe ishin nisur per diku. Menduam se po shkonin ne drejtim te PTT-se se Serbise per t'i marrur pensionet aty. Mirepo jo. Ata po vizitoheshin te spitali i Gracanices qe e kishte sherbimin publik me te lire e me te rregullt. Filluam debatin ne makine se si mungesa e kujdesit shendetesor publik per popullaten e gjere e demton edhe ceshtjen e Kosoves; se si Qeveria e Kosoves duke e rrenuar sherbimin publik po e rrit varesine e popullit te Kosoves nga Serbia.
Makina po i afrohej Gjilanit dhe tashme kishte nderruar edhe tema e bisedes. Aktivisti qe voziste rrefente dicka per 8 stacione televizive nga Serbia qe tash mund te shihen me antene tokesore ne Gjilan prej se ishte vendosur nje repetitor i fuqishem ne malin Shen Ilija mbi Vranje. Me shume veshtiresi po e degjoja.
Sec me kishte kapluar serish kollitja e thate...