E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo "ujdise" me Rusine

Zyrtareve ruse me gjase u pelqen ajo qe po shohin nga administrata Obama. Presidenti Barack Obama ka shkembyer komente publike dhe letra personale me presidentin Dmitry Medvedev. Nenpresidenti Joe Biden tha muajin e kaluar se marredheniet SHBA-Rusi mund te kene nje fillim te ri. Sot, ne takimin me homologun Sergei Lavrov, sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, pritet te vazhdoje t'i zbuse tensionet. Por, derisa permiresimi i lidhjeve me Mosken eshte i deshirueshem, ekipi i Obamas duhet te shmange te ashtuquajturen "ujdi te madhe", te cilen e kane rekomanduar disa ne Evrope dhe Amerike. "Ujdia" eshte e thjeshte: Ne kembim per bashkepunimin e Rusise per te frenuar kercenimin berthamor te Iranit dhe ceshtjet tjera strategjike, Shtetet e Bashkuara do te duhej te ulin nivelin e marredhenieve me fqinjet e Rusise, t'i pezullojne planet per mburojen raketore dhe te heshtin per gjendjen e katandisur te te drejtave te njeriut ne Rusi. Por, nje shkembim i tille ngre shume pyetje: Me cfare cmimi do te sigurohej bashkepunimi i Rusise rreth Iranit? Kush duhet t'u thote Ukraines dhe Gjeorgjise se tash i jemi kthyer politikes "Rusia eshte e para"?

A beson dikush se heshtja per shtypjen qe Rusia i ben opozites se brendshme do ta kthente Mosken aty ku duhet? Dhe, cfare nese e gjithe kjo nuk mjafton?

Moska me siguri do ta rrite cmimin e bashkepunimit te vet, ne fakt duke i shantazhuar Shtetet e Bashkuara. Rusia eshte perpjekur ta ruaje zonen e influences pergjate kufijve te saj, pavaresisht deshires se shteteve qe te anojne kah Perendimi. Moska ndjehet e kercenuar nga lidhjet e Gjeorgjise dhe Ukraines me NATO-n, edhe pse zgjerimi i aleances drejt Lindjes eshte pare si burim i stabilitetit. Rusia, nga ana tjeter, i sheh tubacionet e gazit neper Kaukaz dhe Azi Qendrore si kercenim per monopolin e saj mbi resurset energjetike. Moska i ka mbeshtetur levizjet secesioniste ne Gjeorgji dhe Moldavi, dhe vendos baza ushtarake ne Osetine e Jugut dhe Abkhazi, te cilave ua ka njohur pavaresine. Prandaj, eshte menyra e te menduarit e Moskes ajo qe duhet te ndryshoje si parakusht per zhdukjen e ferkimeve ndermjet Rusise dhe Perendimit. Fill pas fitores se Obamas, Medvedev u kercenua te instaloje raketa me rreze te shkurter veprimi afer Polonise, nese Shtetet e Bashkuara vazhdojne me sistemin e mburojes raketore per te perballuar kercenimin iranian. Moska nuk mund te pranoje se Polonia dhe Cekia jane shtete te pavarura dhe as qe do qe te pranoje se ky sistem nuk eshte kercenim per aftesine berthamore te Rusise. Prandaj, cdo "ujdi te madhe" qe Shtetet e Bashkuara do ta benin me Rusine, nga Moska do te shihej si shenje e deshperimit amerikan. Shmangia e Amerikes nga politika e mburojes raketore ne Evrope do te shihej si shenje e dobesise, dhe do t'i minonte lidhjet miqesore me qeverite ne Prage dhe Varshave. Eshte e vertete se Shtetet e Bashkuara duhet te punojne me Rusine ne nje varg ceshtjesh, si Irani, Korea e Veriut, kunder-terrorizmi, kontrolli i armeve dhe Afganistani. Por, te dyja palet duhet te shfaqin interesim per bashkepunim dhe ne nuk do te duhej te bejme ujdi me fqinjet e Rusise ne dem te vlerave tona.

Publikuar dje ne "Washington Post"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›