Detyrat e qeverisë shqiptare për minierat
Qeveria shqiptare duhet të punojë për të përmirësuar kontrollin qeveritar mbi sektorin minerar, të rrisë transparencën, të përmirësojë kuadrin rregullator, si dhe të ndajë me banorët e zonave minerare përfitimet që sjell kjo industri, bën të ditur një raport i detajuar i hartuar nga ekspertët e Bankës Botërore për llogari të qeverisë shqiptare.
Raporti i titulluar, "Reforma në Sektorin Minerar, Ristrukturimi dhe e Ardhmja", vëren se procesi sakaq i kryer i privatizimit përmes dhënies së licencave koncesionare lë shumë për të dëshiruar dhe nuk ka dhënë rimëkëmbjen e synuar të këtij sektori.
"Aktualisht, ky sektor gjendet pas një privatizimi të vështirë të kryer nën koncepte të dobëta, zbatim të varfër dhe mungesë të detyrimit të kompanive koncesionmarrëse të respektonin detyrimet e tyre kontraktore", thuhet në raport. "Megjithatë, ka edhe shenja rigjallërimi. Gjatë kohëve të fundit është vënë re rigjallërimi i dobët i minierave të vogla e të mëdha, rritje të kapaciteteve prodhuese e përpunuese të metaleve dhe rritje të punësimit. Për më tepër, kushtet aktuale të tregut të mineraleve japin perspektivë të mirë për punësim dhe rritje ekonomike".
Për të realizuar një reformë të tillë, BB këshillon që qeveria të përmirësojë rrënjësisht sistemin e mbikëqyrjes shtetërore të sistemit, si dhe të organizojë një koordinim më të mirë mes institucioneve përkatëse. Sugjerohet gjithashtu që qeveria të rrisë transparencën në dhënien e licencave koncesionare në mënyrë që të përmirësojë klimën e biznesit dhe të rrisë investimet. Aktualisht, licencat për shfrytëzimet e burimeve minerare jepen në mënyrë të fshehtë nga autoritetet dhe askund nuk publikohet as hapje gare dhe as emrat e kompanive që i fitojnë këto koncesione.
Ekspertët këshillojnë gjithashtu më shumë eficencë në mbikëqyrjen e kontratave, përfshirë edhe kontrollet e tyre dhe detyrimin e kompanive që sakaq veprojnë në këtë sektor të respektojnë detyrimet kontraktuale mbi fushën e investimeve. Në fund, sipas tyre, qeveria duhet të mendojë edhe për trajtimin e problemeve ambientale dhe pasojave shoqërore që shkakton kjo industri. Qeveria shqiptare përfiton rreth 4 për qind të xhiros së realizuar nga kompanitë koncesionmarrëse në sektorin e minierave, por asnjë lek nga kjo taksë nuk shkon për të fuqizuar buxhetet e bashkive e komunave ku këto zona minerare gjenden.