E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Jashtëm në PE: Shqipëria pa viza

Parlamenti Europian pranon heqjen e vizave për tre vendet e rajonit, Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Shkon drejt rrugës së zyrtarizmit final liberalizimi i vizave për tre shtetet e rajonit, qytetarët e të cilëve do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Europian. Këshilli i Parlamentit Europian për punë të jashtme dhe politikë pranoi propozimin e Komisionit Europian për liberalizim të vizave për tre shtetet e rajonit. Ndërkohë nuk ka një përgjigje të prerë për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën dhe një datë fikse se kur heqja e vizave do të bëhet realitet për këto dy vende. Eurodeputetja Tania Pajon ka propozuar që të liberalizohen vizat me Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë dhe vendimi final do të bëhet më 15 tetor në mbledhjen e Parlamentit Europian. Ndërkohë, komiteti europarlamentar disa ditë më parë ka bërë me dije se pajisja e shtetasve shqiptarë me pasaporta biometrike është vetëm kriteri më i dukshëm, ndërkohë që lista e kushteve që Shqipëria duhet të përmbushë është ende shumë më e gjatë. Ndërkohë, Parlamenti Europian ka pranuar heqjen e vizave për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Që prej fillimit të vitit të ardhshëm, shtetasit maqedonas, serbë dhe ata të Malit të Zi do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimi Europian. Në mendimin e Këshillit njëkohësisht kërkohet edhe përmendja e Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë, si dhe fillimi i "udhëtreguesve" për Kosovën. Në mbledhjen e Këshillit në Bruksel morën pjesë 68 deputetë, 8 prej të cilëve votuan "kundër", për shkak të inkuadrimit të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Shqipërisë. Këshilli i Parlamentit Europian për punë të jashtme dhe politikë dha mendimin se vizat nuk duhet të hiqen vetëm për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, por edhe për Bosnjë-Hercegovinën dhe Shqipërinë. Sa i përket Bosnjës dhe Shqipërisë, nuk ekziston asnjë datë, ndërsa për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi liberalizimi i vizave duhet të hyjë në fuqi prej fillimit të vitit 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›