Imami Ne 2013 perfundon demontimi i gjithe municioneve

Elbasan 17 nentor NOA - Dy linjave te para per demontimin e lendeve plasese ne Uzinen e Lendeve Plasese ne Mjekes tashme i eshte shtuar edhe nje linje e re per demontimin e minave kundertank e cila e ka cuar ne tre numrin e tyre.
Linja e cila me pare sherbente si nje uzine per prodhimin e municioneve anti-tank sot e tutje do te beje krejtesisht te kunderten shkaterrimin e plote te tyre duke ulur maksimalisht rrezikun nga lendet plasese.
Pas prezantimit te punes se kryer deri me tani nepermjet nje briftingu te shkurter qe u mbajt nga drejtori i ULP-se Daniel Karanxha ministri Imami ne fjalen e tij nder te tjera tha se me ane te kesaj linje do te bejme nje demontim industrial i cili respekton kushtet maksimale te sigurise nuk shkakton ndotje te ambientit jep mundesine qe DNT-ja pra eksplozivi qe ka mina kundertank te te riciklohet dhe te futet per perdorim civil. I gjithe procesi qe ka filluar kete jave mbaron ne pranveren e vitit 2013 ashtu sikurse e kemi parashikuar qe ne vitin 2013 te kemi mbyllur te gjithe procesin e demontimit te municioneve.
Duhet te kuptoni se ky eshte nje projekt teresisht i Ministrise se Mbrojtjes. Ne kemi arritur tashme vete qe te kemi kapacitetet tona por sigurisht bashkepunimi eshte gjithnje i nevojshem dhe i vlefshem per te pasur procese teknologjike demontimi me kete kualitet me kete siguri dhe me kete kosto te ulet apo zero mbi ambjentin dhe mbi koston ekonomike. Jam i sigurt qe nese do te ecim me keto ritme ne vitin 2013 do ta kemi perfunduar kete proces. Pra kemi hequr nga shpina kete barre qe la regjimi i vjeter komunist tha ai.
n.e/NOA