Runi në qiellin e shtatë: Ky është momenti im
“Ndoshta kjo është forma më e mirë e karrierës sime. Po kënaqem shumë dhe jam shumë i lumtur, sepse po luajmë mirë dhe po fitojmë”, u shpreh sulmuesi anglez. Ai realizoi golin e parë në fitoren e thellë që ekipi i drejtuar nga Aleks Fergusoni arriti në shtëpi përballë Portsmuthit.“Shpresoj të vazhdoj të shënoj dhe të ndihmoj skuadrën edhe në pjesën tjetër të sezonit. Nuk kam vendosur asnjë objektiv apo kufij se deri ku dua të arrij. Dua të shënoj sa më tepër të mundem. Nëse ia dal të shënoj në çdo sfidë, është një mrekulli, nëse jo, shpresoj që skuadra të fitojë”, shtoi 25-vjeçari. Aktualisht ai është golashënuesi më i mirë i Premier Ligës me 21 gola.