E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërimi i votave shtyn Kupën e Shqipërisë në volejboll

Albania-Sport - Faza finale e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra do të zhvillohet në fundjavë. Vendimi për të shtyrë për tre ditë ketë veprimtari është marrë pas vonesave të KZQV të Durrësit, që shfrytëzoi sallën e lojërave të Pallatit të Sportit "Ramazan Njala" si vendnumërimi të votave të zgjedhjeve të 18 shkurtit. Burime zyrtare nga Sport Klub "Teuta" bënë të ditur ë se turneu i Kupës në volejboll për femra do të zhvillohet nga data 23 deri në 25 shkurt 2007.
Burimet bënë të ditur se kalendari i ndeshjeve të parashikuara për periudhën 21-23 shkurt 2007 nuk do të ndryshojë. Në fazën finale të Kupës në volejboll për femra, që do të nisë ditën e premte në Durrës, do të marrin pjesë skuadrat e Tiranës, Dinamos, UMB Volej dhe Teutës. Kupën e Shqipërisë për vitin 2006 e ka fituar skuadra e Dinamos, që drejtohet nga trajneri Shaban Uka.
Ndeshjet do të zhvillohen sipas këtij kalendari:

23 shkurt:
Tirana-Dinamo
Teuta-UMB Volej

24 shkurt:
UMB Volej-Dinamo
Teuta-Tirana

25 shkurt:
Tirana-UMB Volej
Teuta-Dinamo

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›