UEFA: Presim raportin për Lilë-Mançester Junajtid

Albania-Sport - UEFA bëri të ditur të mërkurën se pret raportin e të deleguarit për ndeshjen e 8-tave të finaleve vajtje të Ligës së Kampioneve, atë midis Lilës dhe Mancester Junajtid, para se të prononcohet për incidentet e ndodhura në stadiumin "Félix-Bollaert" ne Lens.
Raportet e të deleguarit dhe gjyqtarit të ndeshjes pritet të dorëzohen brenda 48 orëve, tha një zëdhënës i UEFA-s për agjencinë franceze të lajmeve, AFP. Pas fitores 1-0 ndaj Lilës, drejtuesit e klubit të Mancester Junajtid kritikoi masat e sigurisë në stadiumin e Lensit dhe veprimet e policisë përballë tifozëve.