E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devid Bekham prezanton topin zyrtar "Kontroll dhe Kalibrim"

Devid Bekham ka prezantuar topin zyrtar që do të përdoret në qershorin e ardhshëm për Kupën e Botës 2010. Në ceremoni morën pjesë edhe Sep Blater e Franc Bekenbauer. "Adidas" ka përdorur teknologji të reja dhe një dizajn të frymëzuar nga Afrika e Jugut, duke krijuar në këtë mënyrë "Jabulani"-n, topin e botërorit të parë që do të zhvillohet në kontinentin afrikan. Sipërfaqja e re "Grip‘n‘Groove" (Kontroll dhe Kalibrim) do t‘u japë mundësi lojtarëve më të mirë në botë që të kenë stabilitet të jashtëzakonshëm në kalibrimin e topave dhe një kontroll perfekt në kushtet e vështira atmosferike që ofron Afrika e Jugut. Topi, që përmban 11 ngjyra të ndryshme, ka edhe tetë panele 3D, të cilat e ndihmojnë që forma sferike të jetë perfekte. Emri "Jabulani" është një fjalë e gjuhës Bantu IsiZulu, njëra prej 11 gjuhëve zyrtare të Republikës Afrikanojugore, e cila flitet nga 25 për qind e popullsisë dhe përkthehet "festim" ose "kremtim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›