Shorti, 117 milionë euro për sigurinë
Me kalimin e viteve, shorti për përcaktimin e grupeve të Kupës së Botës është shndërruar në një spektakël të përmasave të jashtëzakonshme. Në "show"-n e zhvilluar dje morën pjesë Presidenti i Afrikës së Jugut, Jakob Zuma, dhe shumë qeveritarë, ish-presidenti Frederik de Klerk, fituesi i çmimit "Nobel", Nelson Mandela, arqipeshkvi i parë me ngjyrë në Kejp Taun, Desmond Tutu, si edhe shumë yje e drejtues të futbollit ndërkombëtar. Prezenca e kaq shumë personaliteteve është shoqëruar me masa të forta sigurie. 41 mijë policë në shërbim dhe Ministria e Policisë e krijuar për këtë eveniment, si edhe 117 milionë euro të vendosura në dispozicion që spektakli të kalonte pa probleme.