Ferrara: Ndaj Interit duam 3 pikët
Trajneri i Juventusit fikson objektivin elementar në prag të superndeshjes së sotme në Torino kundër Interit. Bardhezinjtë, -8 pikë larg zikaltërve, kanë shansin për të redaktuar distancën nga kryesuesit. "Do të duhet një Juve në nivelet më të larta. Interi luan me ritme të kënaqshme dhe ka një kualitet të madh, por unë kam besim, sepse ndeshje të tilla nuk është as nevoja t‘i përgatisësh. Mund të ndodhë gjithçka: do të përballemi me një skuadër të shëndetshme, që ka një mentalitet fituesi", thotë trajneri bardhezi. Është një moment shumë i rëndësishëm i kampionatit, për 3 pikët dhe për të gjithë atë që nënkupton Derbi i Italisë. Për të ngadalësuar hapin e tyre kemi një mundësi, më pas nuk do të varet shumë nga ne. Duam të bëjmë një ndeshje të madhe dhe ta fitojmë atë", shton Ferrara. Trajneri do të ketë në dispozicion edhe Filipe Melon. Tekniku bardhezi do të duhet të përballet me Zhoze Murinjon: Do të jetë kënaqësi të përballemi sërish dhe shpresojmë ta mundim", nënvizon Çiro Ferrara.