Kukës, fluks kalimesh në doganën e Morinit

Kjo ka bërë që në këtë doganë të krijohen shpesh radhë të gjata gjë që nuk ishin hasur më parë.
"Nga dogana e Morinit, dogana kryesore që lidh Shqipërinë me Kosovën, hyjnë në Shqipëri gjatë 24 orëve mbi 4200 persona me rreth 1300 mjete të llojeve të ndryshme”, thanë burime zyrtare të policisë kufitare të Qarkut të Kukësit.
Për të lehtësuar kalimin e udhëtarëve, në këtë pikë kalimi janë shtuar sportelet. Kjo ka bërë që të përshpejtohen kalimet.
Kontrolle ushtrohen në të dyja pikat e kontrollit si ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. Dogana e Morinit, 20 kilometra larg qytetit të Kukësit, është dogana kryesore në kufirin prej 121 kilometrash Shqipëri – Kosovë. Përmes kësaj doganë lëvizin rreth 90 për qind e mallrave e mjeteve mes dy vendeve.
2011-01-17 10:57
[