Devis xherahu: Nga ky vit i ri me Miss-in tim jo më klandesin
Këngëtari Devis Xheharu, e ka nisur vitin e ri me shumë projekte dhe mbi të gjitha me shumë dashuri. Në një intervistë për gazetën "Koha Jonë" ai tregon se për herë të parë ka festuar natën e ndërrimit të viteve me njeriun e tij të zemrës Ertemiona Mejda nin, që dihet se është një nga vajzat më të bukura shqiptare, pasi ajo ka qenë edhe "Miss Shqipëria 2009". Devis thotë se kjo ka qenë edhe dhurata më e bukur që ka marrë ai për këtë vit, duke i quajtur të gjitha dhurata e tjera veçse tradicionale. Më poshtë ai tregon edhe projekte e tij për vitin që sapo ka nisur dhe cili ishte pengu i tij për vitin që lamë pas.
Si ishte viti 2012 për ty si artis?
Nuk do të thosha shumë i ngjeshur artistikisht por me kushtet ku ndodhemi, ishte mjaftueshëm.
Mendoni se kriza ka filluar të ndihet edhe në muzike?
Po unë mendoj se të parët që e përjetojnë krizën diku, janë pikërisht artistët, sepse arti është luks dhe kur ekzistojnë problemet ekonomike, ky luks sfumohet në maximum!
A ju ka mbetur diçka peng nga viti që shkoi, që do të donit ta realizonit në vitin që sapo ka nisur?
Pengjet nuk përfundojnë asnjëherë, sidomos artistikisht...Por mendoj se kam diçka peng nga viti që shkoi të cilin e nisa vjet si projekt. Uroj shumë që të mund ta realizoj këtë vit të ri. Nuk dua që të flas para kohe se për çfarë bëhet fjalë, pasi do ta sqaroj më shumë për fansat e mi kur të vijë momenti.
Si e kaluat natën e ndërrimit të viteve dhe ku?
Nata e Vitit të ri, prej disa kohësh tashmë është një nga netët më të ngarkuara me punë për mua. Duke qenë se është një natë ku të gjitha gëzojnë, kush më mirë se sa kënga mund t'u bëj shoqëri në tavolinat festive. Kështu atë natë unë kam qenë i ftuar për të performuar në tre lokale, në orare të ndryshme.
Po në aspektin sentimental, si ishte ky vit?
Aspekti sentimental ishte i qëndrueshëm dhe i shëndetshëm...
Cila ishte dhurata që bëtë dhe ajo që morët për vitin e ri?
Dhurata më e madhe që dhashë dhe mora ishte prania e princeshës sime Ertemiona Mejdani.. afër meje.. Të tjerat ishin veçse një rit tradicional.
Ishte viti i parë që ju e festonit si çift i zyrtarizuar?
Po ishte viti i ri i parë për ne, që e festoni si çift haptazi. Për këtë arsye thashë edhe më lart se ishte dhurata më e bukur për mua për këtë vit.
Cili ishte njeriu që takuat në minutat e para të 2013?
Vërtet që ishin minuta shumë emocionuese për mua, gjithashtu edhe surprizë mund të thoja, sepse tek një nga lokalet ku unë performova në atë orë, njoha një mik të vjetër të të ndjerit babait tim, i cili më shoi sadopak mallin dhe dhimbjen njëkohësisht.
Do të kemi një klip tuajin së shpejti?
Nuk e kam vendosur akoma realizimin e një klipi për momentin, megjithatë jemi ende në ditët e para të viti të ri. Me siguri që në muajit në vazhdim do të jetë në planet e mia edhe ndonjë klip i ri.
A do të jeni pjesëmarrës nëpër festivalet që organizohen?
Pa diskutim. Unë tashmë qe prej dy vjetësh jam anëtar i rregullt i evenimentit më të rëndësishëm siç është festivali "Kënga magjike".... Në fillim me këngën "Akoma se besoj" dhe së fundi me "Fallxhorja"..Por këtë herë performanca ime do të jetë ndryshe, sepse do të paraqitem me një material të veçantë që e kam shkruar para shumë vitesh.
Mendoni se ka ardhur kohe për të bërë një album?
Them se nuk ka vlerë realizimi i një albumi me kohën që jetojmë sepse shpenzimi nuk e justifikon tregun. Kjo ndodh jo vetëm në Shqipëri tashmë por në gjithë botën.
Do të ketë ndonjë zhvillim të rëndësishëm të lidhjes suaj gjatë këtij viti?
Në një lidhje, rëndësi ka funksioni i plotë i saj, të tjerat janë formalitete që s'kanë rëndësi për mua.
Çfarë prisni t'ju sjellë 2013?
Viti 2013 pres të më jap vetëm shëndet, sepse të tjerat i arrij vetë...jo keq si thënie me rimë (qesh). Do të doja që t'u uroja gëzuar të gjithëve dhe ato që nuk i realizuan në 2012 uroj me shpirt për të gjithë, t'u bëhen realitet në 2013...