Shteti: “CEZ” nuk i shet dot aksionet, qe ka ne Shqiperi Eglantina Nasi
Grupi cek “CEZ”, nuk mundet dot qe t’i shese aksionet e filialit te tij “CEZ Shperndarje”, ne Shqiperi. Ky eshte sqarimi zyrtar qe japin autoritetet shqiptare, lidhur me publikimin e fundit qe ky grup ka bere ne prestigjiozen “Financial Times” per shitjen e 76% te aksioneve te filialit te tij ne vendin tone, duke i ftuar investitoret qe te shprehin interesin per blerjen e tyre deri ne 15 janar. “Juridikisht, nje gje e tille nuk eshte e mundur, pasi “CEZ” duhej te merrte fillimisht aprovimin nga rregullatori”, ka theksuar zv/ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Eno Bozdo. Duke shtuar se kjo nuk eshte e mundur te realizohet as ne praktike, duke apeluar per situaten ne te cilen gjendet ne te vertete kompania e shperndarjes se energjise. “Edhe praktikisht nuk mund te kryhet, sepse eshte e pamundur qe te kete bleres potenciale, ne situaten ku kompania ‘CEZ’ eshte aktualisht”, komentoi me tej Bozdo, lidhur me kete ceshtje. Kujtojme se institucioni qe ai perfaqeson, eshte ne fakt edhe pronari shteteror i sistemit te shperndarjes se energjise dhe aseteve qe mundesojne ofrimin e tij. Ne kete aspekt, Bozdo, shtoi se pas vendimit te pritshem te ERE-se mbi konfliktin CEZ-shtet, ky i fundit, do te marre ne dore zgjidhjen e situates se krijuar. “Me te marre vendimin ERE-ja, cilido qofte ai, ne jemi te gatshem te marrim ne dore situaten e kesaj problematike, per ta zgjidhur me sukses ate. E cila kohet e fundit ka rezultuar si e veshtire dhe se ka krijuar probleme te medha te furnizimit me energji te konsumatoret shqiptare”, deklaroi ai. Nderkaq, nje tjeter zyrtar i larte qe kundershton shitjen e 76% te aksioneve qe “CEZ shperndarje” zoteron aktualisht, eshte edhe vete kreu i Entit Rregullator te Energjise, Sokol Ramadani. Ne nje prononcim te tij per mediat, ai tha se ky institucion nuk do te lejoje qe operatori i Shperndarjes se energjise, te shese aksionet e tij. Duke shtuar se edhe sikur kjo te ndodhe, bleresi i ri i aksioneve, nuk do te kete mundesi te perfitoje licencen e caktuar nga ERE-ja. Pasi sipas tij, investitori i huaj, duhet te negocioje me palen shqiptare ne nje rast te tille, dhe aspak me palen ceke. “Cfaredo qe te ndodhe me ndryshimin e kapitalit, miratimi duhet qe te merret ne Entin Rregullator te Energjise”, mesohet te jete shprehur Ramadani mbi nje situate te tille. Duke shtuar me tej se mes te tjerash, behet fjale edhe per nje afat, qe nuk mjafton per realizimin e nje operacioni te tille shit-blerjeje. “Cdo gje eshte pengese per ndryshim ne kete kohe kaq te shkurter sa behet fjale”, - theksoi ai. Kujtojme se mbetet vetem nje jave kohe, nga afati ligjor perfundimtar, per heqjen apo jo te licencave qe kompania ceke “CEZ” zoteron ne tregun shqiptar te energjise. Pas kesaj, tashme ERE-ja ka bere gati terrenin, duke miratuar rregulloren per caktimin e nje administratori shteteror per sistemin e shperndarjes se energjise, deri ne caktimin e nje te licencuari te ri. “CEZ” tashme zoteron qe nga viti 2008, 76% te aksioneve te operatorit shteteror te energjise, te cilat i bleu per rreth 100 milione euro, nderkohe qe shteti vazhdon te jete ne pronesi te pjeses tjeter prej 24%.
Grupi “CEZ”: Ne pritje te vendimit per licencen, me pas ne Arbitrazh
Grupi cek “CEZ”, gjendet aktualisht ne pritje te vendimit te autoriteteve shqiptare per te ardhmen e filialit te saj ne Shqiperi. Kete e ka pohuar vete zedhenesja e kompanise ceke ne Prage, Barbora Pulpanova, sipas te ciles, zgjidhja perfundimtare qe po pritet nga Enti Rregullator i Energjise, mund te vije rreth dates 17 janar. Nga ana tjeter, ajo nuk ka lene pa permendur edhe opsionin e shpenies se pales shqiptare ne gjykaten e Arbitrazhit, per te zgjidhur me tej konfliktit, gjithmone ne rast se ERE-ja do te dale me vendimin perfundimtar per heqjen e licencave, qe kompania “CEZ shperndarje” zoteron ne tregun shqiptar te energjise elektrike. Gje e cila permendet ne te njejten kohe, edhe ne nje artikull te “Prague Daily Monitor”, ku citohen perfaqesues te tjere te Grupit “CEZ”.