E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi, 100 intelektuale apel Rames te votoje tre ligjet Rozeta Rapushi

Shkon ne 100 numri i personaliteteve te vendit qe mbeshtesin peticionin drejtuar kreut socialist, Edi Rama, qe te lejoje deputetet socialiste te votojne tre projektligjet qe do te realizonin marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian nga Shqiperia. Letres se bere publike vetem dy dite me pare, ku 23 personalitetet e shquara ne vend per dijeni njoftuan edhe Kuvendin, ju bashkengjiten dje dhjetera figura te tjera te shquara te vendit nga fusha te ndryshme si artiste, mjeke, regjisore, etj. Keshtu, ne mbi 70 figurat qe ju bashkengjiten apelit ndaj kreut socialist Rama qe te lejoje socialistet te votojne per integrimin, jane emra si Ismail Keta, kampioni i botes ne sportin e Kick dhe Thaiboxit, regjizoret, Kastriot Cipi dhe Elma Doresi, kompozitore si Shpetim Saraci dhe Edmond Zhulali, apo ish futbolliste si Fatmir Frasheri dhe Agustin Kola. Listet i jane bashkengjitur gjithashtu edhe shume mjeke te njohur ne vend si dhe muzikante e valltare, duke cuar keshtu ne 100 numrin e mbeshtetesve te peticionit derguar kreut te opozites. Njezeri ata i bashkohen thirrjes qe te hiqen pritat qe i jane vendosur integrimit te vendit. “Liria jone s’ka cmim. Dinjiteti yne duhet te jete i pacenueshem. Nuk mundet me te shihemi nga te tjeret si qytetare te dores se fundit. Kjo eshte fyese per femijet tane. Kete, ne nuk e falim. Ata nuk mund te rriten me me modelin fytyreshtrember te se kaluares. Mjaft me! Z. Rama, hiqe priten! Z. Rama lejo deputetet te votojne 3 ligjet”, - kerkohet ne peticionin qe tashme mban firmen e 100 personaliteteve te shquar te vendit. Nismetaret e kesaj levizjeje sigurojne qytetaret se kjo nisme nuk ka ngjyrime politike, perkundrazi ajo eshte e frymezuar vetem nga interesi kombetar dhe kerkohet qe me kete interes madhor te bashkohet edhe Kryetari Partise Socialiste, zoti Edi Rama. Nismetaret e kesaj levizjeje qytetare kane vene ne dijeni per kete iniciative edhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Personalitetet shqiptare i kerkojne zonjes Topalli qe 3 ligjet e integrimit te jene pika e pare e rendit te dites ne Kuvendin e Shqiperise, menjehere sapo te nise sesioni i ri parlamentar. Ata i bashkohen thirrjes se nuk duan qe Shqiperia te jete nje popull humbes, e tu vihen serish prita. “Ne duam te fitojme mbi veten tone, mbi te gjitha mbrapshtite, mbi te gjithe guret nder rrota, mbi te gjitha pabesite dhe bllokimet. Ne duam qe t’i kemi kryet lart ne historine e re, duke mbetur te perkulur ne respektin mbi aspiratat evropiane te te pareve tane. Ai qe kerkon te na rreshtoje nga prapambetja, nga kulturat e pafrytshme dhe te padobishme, nga “as kendej e as andej”, ai qe do te beje lojen e vjeter e te felliqte, aroma e se ciles na i ka qelbur livadhet e shpreses jo rralle here gjate historise sone, ka per te fituar ndeshkimin e Zotit dhe te shpirtrave libertine shqiptare”, - shprehen firmetaret.

Lista e personaliteteve qe firmosen peticionin

Ismail Keta, Kampion bote ne sportin e Kick dhe Thaiboxit

Kastriot Cipi, Regjizor

Fatmir Frasheri, ish futbollist

Elma Doresi, Regjizore

Agustin Kola, ish futbollist

Edmond Zhulali, Kompozitor

Shpetim Saraci, Kompozitor

Rexhep Celiku, Koreograf

Prof, Dr, Nestor Tereska

Prof Dr, Hysen Heta

Prof. Dr, Anila Godo

As.Prof. Petrika Afezolli

Prof. Polikron Pulluqi

Prof.As, Thanas Furrera

As.Prof, Gerond Hysi

As.Prof. Edvin Prifti

Prof.Dr. Gjeorgjina Kuli

Pjerin Krapi, Mjek

Esmeralda Kushi, Mjeke

Edlira Ndreu, Mjeke

Jeta Beli, Mjeke

Elenka Shehu, Mjeke

Ilir Peposhi, Mjek

Kujtim Qenani, Mjek

Genc Kastrati, Valltar

Sokol Malneu, Mjek

Klodian Hoxha, Aktor

Suela Konjari Aktore

Ismete Zemblaku, Muzikante

Mira Turku, Muzikante

Merita Spahija, Piktore

Xhavit Ujkani, Muzikant

Ornela Bregu, Psikologe

Danjeta Alia

Marilda Furrxhi, Aktore

Florinda Mazreku, Aktore

Denardi Xhillari, Aktor

Kujtim Dimo, Mjeshter

Enkelejda Thertori, Mjeke

Merita Bardhoshi, Mjeke

Sulejman Balteza, Dirigjent

Manola Kelmendi, Mjeke

Jolanda Daka, Mjeke

Agron Meshi, Mjek

Fahri Kokiqi, Mjek

Alban Hatibi, Mjek

Ilir Shenduli, Mjek

Fadil Grashica, Mjek

Arjana Sina, Mjeke

Olvis Petre, Mjek

Alma Teferici, Mjeke

Ibrahim Selishta, Akrobat

Ilirjan Mima, Mjeke

Anila Aliko, Mjeke

Ornela Nuredini, Mjeke

Dafina Todri, Mjeke

Rezarta Kazazi, Mjek

Holta Tafa, Mjeke

Gerald Shima, Akrobat

Laureta Ihlami, Mjek

Sokol Papa, Mjek

Jonida Dika, Mjeke

Vilma Cadri, Mjeke

Edmond Benusi, Mjek

Sanije Caka, Mjeke

Simon Manjani

Drane Sula, Mjeke

Rudian Blakcori, ,jek

Julia Kollcaku, Mjeke

Xhentiljan Nezaj, Mjeke

Tatjana Petriti, Mjeke

Alma Kalaja, Mjeke

Makbule Naipi Kastrati, Mjeke

Florta Konomi, Mjeke

Suzana Kurti, Mjeke

Eglantina Debra, Mjeke

Filloreta Xhomaqi, Mjeke

Prof. Dr. Pal Xhumari

Prof. Arvin Dibra

Dr. Shkencave Mirela Xhafa

Prof. Xheladin Dracini

Dr. Shkencave, Sajmir Heba

Prof.Dr. Silvana Bali

Prof. Dr. Hasan Hafizi

Lusianda Shkembi, Mjeke

Dhimitraq Argjiri, Mjek

Natasha Themeli, Mjeke

Olta Gixhari, Aktore

Llaqi Nako, Baletmaester

Prof.Dr. Nora Cashku, Pianiste

Arben Morina, Piktor

Kristi Bello, Kompozitor

Agron Tufa Shkrimtar, Drejtori i Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit

Prof.Dr. Muharrem Dezhgiu

Visar Zhiti, Shkrimtar

Prof. Salvator Bushati, Akademik

Niko Xhacka, Mjeshter i madh i Sportit

Bujar Llapaj, Dirigjent

Gezim Peshkepia, ish i burgosur politik

David Tukiqi, Kompozitor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›