Devoll, 30 fëmijë zhvillojnë mësimin në lokalin e fshatit
Ndonëse viti i ri mësimor ka nisur thuajse 1 muaj më parë, nxënësit në fshatin Trestenik të Devollit ende nuk kanë një shkollë. Rreth 30 fëmijë detyrohen të mësojnë në 2 dhoma të një lokali të cilat momentalisht kryejnë funksionin e klasave.
KORCË- Fëmijët e shkollës 9-vjecare në fshatin Trestenik të rrethit të Devollit prej më tepër se katër vjet me rradhë e zhvillojnë mësimin në lokalin e fshatit. Pas djegies së shkollës, lokali i cili ka 2 dhoma te improvizuara në klasa, shërben si ambjent mësimor për 30 nxënësit e ciklit fillor.
Ndërkohë, më të rriturit u duhet të sakrifikojnë ,duke udhetuar gati 3 ore cdo ditë për të ndjekur mësimin në shkollën më të afërt, atë të fshatit Vishoticës. Ndërsa dimri po afron dhe rrugët e fshatit mbeten të dëmtuara, ende nuk dihet se kur do të nise rikonstruksioni i shkollës së vjetër e cila aktualisht nuk kryen asnjë funksion.
(e.n/news24/BalkanWeb)