E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, rektorët takim me Ponin për rritjen e bashkëpunimit

Rektorët e UT dhe UPT, Dhori Kule e Jorgaq Kacani janë takuar me zëvendësministrin e Brendshëm Ferdinand Poni për rritjen e bashkëpunimit mes qeverisë vendore dhe universiteteve. Ky takim u realizua në kuadër të “Javës Europiane të Demokracisë Vendore”. 

TIRANË-Në kuadër të “Javës Europiane të Demokracisë Vendore”zv.ministri i Brendshëm Ferdinand Poni zhvilloi një takim me rektorin e universitetit të Tiranës Dhori Kule si dhe me rektorin e Politeknikumit Jorgaq Kacani. Në këtë takim u diskutua mbi bashkërendimin e punës për organizimin e kësaj jave që do të zhvillohet nga data 12-17 Tetor 2009. Mbi dhënien e leksioneve dhe organizimin e këshillave duke i dhënë rëndësi, peshën që kanë universitetet në mendësinë shoqërore.“Java Evropiane e Demokracisë Vendore ” ¸sht¸ nj¸ aktivitet që organizohet për të tretin vit radhazi me rekomandim të Kongresit të Autoriteteve Vendore pranë Këshillit të Europës. Në këtë aktivitet në Shqipëri do të zhvillohen veprimtari të shumta që lidhen me parimet, konsolidimin e procesit të decentralizimit, pjesmarrjen e publikut në vendimmarrje, si dhe bashkëpunimin mes qeverisë vendore dhe asaj qendrore për një qeverisje të hapur në shërbim të qytetarëve.
(m.a/News24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›