Universietet, javën tjetër nis regjistrimi i fazës së tretë
Deri tani rezulton se universitetet e rretheve kanë numrin më të lartë të kuotave të parealizuara, ndërsa në degët universitare të Tiranës janë evidentuar rreth 182 kuota të paplotësuara.
TIRANE- Nis javën e ardhshme regjistrimi për kuotat bosh në fakultete për vitin e ri akademik 2009-2010.
Këto kuota, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, do të plotësohen nëpërmjet një rishpërndarjeje të re fituesish, që do të përcaktohet nga renditja e re e preferencave. Kështu, kandidatët humbës do të paraqiten pranë drejtorive arsimore të rrethit të tyre, në datat që do të publikohen pas disa ditësh, ku do të tërheqin formularin A-3 të preferencave.
Në këtë formular ata do të listojnë edhe një herë, nga e para preferencat e tyre, çka u jep dhe një shans për të mos humbur vitin akademik. Formulari i ri i preferencave do të përmbajë një renditje të re degësh, e kombinuar kjo në bazë të kuotave të mbetura bosh për secilin prej fakulteteve.

(s.g/balkanWeb)