E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, ish rezervat e shtetit kthehen në varrezë makinash

Ish rezervat e shtetit në komunën Komsi te Matit kanë humbur funskionin e tyre të dikurshëm, pavarësisht se rëndësia e tyre për stinën e dimrit mbetet e madhe. Aty po mendohet të vendosen mjetet e bllokuara nga policia. 

MAT- Ish rezervat e shtetit në komunën Komsi të Matit po kthehen dita ditës në varreza makinash, pasi nuk po përdoren më për emergjencat civile në kohën e dimrit. Ish kreu i komunës Komsi, Halil Buhati ndërsa shpjegon rëndësinë në dimër te këtyre magazinave për komunitetin e zonës , thotë se ato duhet të rikthehen në funksionin e tyre normal, pasi stina e ftohtë është afër.
“Kanë qenë ndër rezervat më të mëdha të Republikës jo vetëm të rrethit të Matit . Aty ruheshin të gjitha produktet ushqimore të cilat kanë shërbyer. Sot po ti shikosh është për të ardhur keq sepse janë kthyer në varrezë për makina. Shteti duhet të vejë dorë” shprehet ish kreu i komunës Komsi Halil Buhati.

Mjete të ndrsyshme të bllokuara nga policia, ose të aksidentuara po i zënë kështu vendin mallrave ushqimore dhe drithërave të ndryshëm që përdoren në kohën e izolimit nga Dëbora në qarkun e Dibrës.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›