Protesta, studentët ironizojnë aleancën Berisha-Meta
Një protestë ndryshe nga studentët. Përmes paraqitjes së një cifti të martuarish, studentët kanë ironizuar aleancën Berisha-Meta, duke kanë kërkuar hapjen e kutive të votimit për të zbardhur rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit.
TIRANE-Një grup studentësh kanë protestuar në një mënyrë të vecantë sot, përballë godinës së kryeministrisë. Ata kanë ironizuar aleancën Berisha-Meta, përmes paraqitjes së një cifti të martuarish, që janë në fakt kryeministri dhe zëvendëskryeministri i vendit. Kjo mënyrë proteste ka mbledhur para kryeministrisë kureshtarë të shumtë.
Në këtë mënyrë ata kanë kundërshtuar sërish aleancën mes PD dhe LSI,
dhe kanë kërkuar hapjen e kutive të votimit për te zbardhur rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, kërkesë kjo e PS. (m.a/News24/BalkanWeb)