Devoll/ Burri ekzekuton gruan, plagos vajzën dhe kunatin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur rrethin e Devollit pak minuta më parë. Një 65-vjeçar ka ekzekutuar me sëpatë bashkëshorten e më pas ka plagosur të bijën 20-vjeçare dhe kunatin e tij.
Autori i ngjarjes është shtetasi Hekuran Demiraj, ndërsa e vdekur ka mbetur Basie Demiraj, 60 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Eçmenik.
Policia ka vënë në pranga autorin, i cili u përpoq të largohej nga fshati.
Sipas uniformave blu, mbetet të paqarta shkaqet e ngjarjes.