Mjetet e vjedhura përfundojnë në varreza makinash
17/03/2010 Kontrolle nga policia dhe tatimet e Durrësit. Bllokohen disa mjete, shoqërohen disa shtetas
DURRES- Policia e Durrësit ka nisur një inspektim në terren për të verifikuar një listë të gjatë të mjeteve të rezultuara të vjedhura. Efektivat e sektorit të luftës kundër trafikimit të mjeteve kanë ushtruar kontrolle të programuara në pikat e tregut të automjeteve që janë në afërsi të Shënvlashit, si dhe në disa pika të njohura si varreza automjetesh. Së bashku me punonjësit e policisë, në të njëjtin grup kanë qenë edhe inspektorë të Tatimeve e Taksave. Këta të fundit do të verifikojnë nëse subjekti privat ka apo jo lejen e ushtrimit të aktivitetit dhe nëse është pagues i rregullt i detyrimeve tatimore. Në Durrës numërohen më shumë se 80 pika varrezash që janë vendosur në anë të rrugëve kryesore.
Kontrollet
Përgjithësisht kontrolli është përqendruar në të dy anët e autostradës Durrës-Tiranë deri në kufi me Maminasin, si dhe në rrugën e Ndroqit nga mbikalimi në Plepa deri tek Ura e Beshirit, segment ky që ndan njësinë administrative mes Durrësit e Tiranës. Edhe pse kontrollet në këto pika kanë qenë të shumta, një pjesë e tyre “mbijetojnë” duke çmontuar makina të vjedhura. Sipas policisë, përgjithësisht pronarët e pikave nuk kanë dijeni për mjetin që blejnë nëse është apo jo i vjedhur. Por policia bën të ditur se këta pronarë në pika të varrezave të mjeteve nuk janë të interesuar të marrin së bashku me mjetin edhe dokumentacionin. Një veprim i tillë do t’u siguronte atyre më shumë besueshmëri, ndërsa trafikantët e mjeteve të vjedhura nuk do të kishin shumë hapësirë. Të njëjta pohime policore në Durrës saktësojnë se hajdutët i afrojnë mjetet e vjedhura me një çmim shumë të leverdishëm dhe për këtë arsye pika të tilla janë të interesuara të jenë sa më indiferente. Aksioni ka nisur pas kallëzimeve të shumta që janë bërë nga pronarë të mjeteve për humbjen e makinave të tyre në trotuare, para shkallëve të pallateve të banimit, në garazhe dhe në parkingje të palicencuara. Aksioni ka kërkuar vënien në punë të disa grupeve me specialistë që kanë dijeni të plotë dhe ekspertë të mjeteve, kryesisht inxhinierë të makinerive. Policia ka thënë se më se 20 pika i janë nënshtruar kontrollit në dy ditë dhe se kontrolli ka qenë një inventar i hollësishëm për të gjitha mjetet e gjetura brenda rrethimit. Nuk janë bërë të ditura rezultatet, por mësohet se disa nga këto varreza janë bllokuar dhe se pronarët e tyre janë shoqëruar në polici. Përgjithësisht policia ka informacione lidhur me trafikun e mjeteve motorike dhe vendet ku ato çmontohen për t’u shitur më pas për pjesë këmbimi apo edhe për skrap.
Raste flagrante
Gjenden mjete të denoncuara si të vjedhura
Katër makina janë bllokuar në 3 pika varrezash, ngase dyshohet se ato janë të vjedhura. Dje policia ka mundur të gjejë edhe mjetin e një shtetaseje nga Tirana me inicialet L. Z, 48 vjeçe. Denoncuesja ka kërkuar ndihmën e policisë duke paditur shtetasin Shpëtim Taho për vjedhje me anë të mashtrimit. Gruas vlonjate i është marrë mjeti “Benz” me targa TR 7556 M nga 26-vjeçari Taho. Ndërsa nuk ia ka kthyer më, mësohet se automjeti ka përfunduar në varrezën e makinave të shtetasit B.Xh, në vendin e quajtur Arapaj, në Durrës. Ka qenë kontrolli i nisur dy ditë më parë, si dhe përfshirja e këtij mjeti në listën që ka bërë të mundur gjetjen e “Benz”-it. Për policinë, në pika të tilla duhet të kenë përfunduar edhe shumë mjete të vjedhura në Perëndim dhe të shitura në rrethe të ndryshme. Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se në pikat e tregtimit të mjeteve në Shënvlash nuk ka rezultuar asnjë mjet i vjedhur, ndërsa 7 pronarë të këtyre pikave ushtronin aktivitet të paligjshëm. Policia, nisur nga të dhënat që ka, gjykon se varrezat e makinave janë pika ku strehohen dhe humbin gjurmët e mjeteve të vjedhura, ndaj edhe bëhen objekt kontrolli sistematik.