Gjendet i plagosur me armë një 27-vjeçar
17/03/2010 Autori ende i paidentifikuar
DURRES- Një i ri ka mbetur i plagosur dje në orët e paradites në qytetin e Fierit. Policia konfirmon se 27-vjeçari Enrik Hoxha është gjetur i plagosur në një nga rrugët e lagjes “15 tetori” pranë shinave të trenit. I plagosuri ka kërkuar ndihmën e kalimtarëve të rastit për ta shoqëruar për në spital, pasi kishte marrë një plumb më këmbë. Kanë qenë pikërisht qytetarët ata që kanë bërë të mundur si njoftimin e policisë, ashtu edhe ambulancën e spitalit rajonal të Fierit. Policia deklaron se ende nuk dihet se si ka ndodhur kjo ngjarje, pasi i plagosuri Hoxha nuk është marrë në pyetje, për shkak të gjendjes së tij të rënduar nga humbja e shumtë e gjakut. “Nuk dimë asgjë, nuk kemi një pistë hetimi dhe nuk kemi autorë të dyshuar. Presim që 27-vjeçari të na japë detaje rreth plagosjes. Ndërkohë mungesa e dëshmitarëve okularë e ka bërë edhe më të vështirë kërkimin për autorët”, kanë deklaruar blutë. Momentalisht Hoxha i është nënshtruar një operacioni dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Mjekët thonë se plagosja mund të ketë ndodhur rreth 30 minuta përpara se ai të sillej në spital, çka ka bërë që humbja e gjakut të ketë qenë në masë. Policia po punon për gjetjen e shkaqeve të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.