E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Në 4 vitet e ardhshme do bëjmë më shumë për biznesin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim me banorë dhe sipërmarrës privatë në komunat e Shkodrës. Topalli njëkohësisht dhe nënkryetare e Partisë Demokratike garantoi se në 4 vitet e ardhshme do të bëhet më shumë për të lehtësuar procedurat për hapjen e bizneseve të reja. Në vijim të fushatës elektorale, kryetarja e Kuvendit është takuar u takua me banorë dhe sipërmarrës të disa komunave në Shkodër, ndërsa përuroi edhe fillimin e punimeve të rrugës në fshatin Nenshat, komuna Hajmel, duke premtuar rritjen e  investime në infrastrukturën e çdo komune. Banorët e kësaj zone vlerësuan mbështetjen e qeverisjes së djathtë për fermerët, e cila ka sjellë një rritje të prodhimit bujqësor, por mbi të gjitha një rritje të mirëqenies për fëmijët dhe familjet e tyre. Një fabrikë e suksesshme fasonerie, ishte ndalesa tjetër e kryetares së Kuvendit, e cila vizitoi repartet e kësaj fabrike, një biznes i hapur vitet e fundit, ku janë punësuar rreth 350 punonjës kryesisht gra. Duke vlerësuar këtë sipërmarrje, kryetarja Topalli garantoi se në katër vitet e ardhshme do të bëhet më shumë për të lehtësuar procedurat për hapjen e bizneseve të reja, duke mundësuar kështu edhe rritjen e punësimit për vajzat dhe djemtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›