E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion antidroge ne Gjirokaster sekuestrohet nje furgon me droge

Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar në aksin Jorguca- Qafa e Muzinës –Sarandë ku është sekuestruar një furgon me një sasi të konsiderueshme droge. Në këtë operacion kanë marrë pjesë forca të shumta të policisë, punonjës të drejtorisë së policisë së qarkut Gjirokastër, të policisë së kufirit, punonjës të komisariatit të policisë së Sarandës dhe asaj të Delvinës. Lënda narkotike po transportohej me furgon nga Lazarati kur forca të shumta të policisë pas informacionit të marrë në rrugë operative janë vënë në ndjekje të furgonit dhe në vendin e quajtur ish Miniera e Kripës në Bistricë mjeti me droge ka devijuar në një rrugë dytësore duke u braktisur nga transportuesit e lëndës narkotike. Këta të fundit janë larguar në drejtim të pyllit. Forca të shumta të policsë janë në vënë në ndjekje të transportuesve të drogës ndërsa vazhdon operacioni për kapjen e tyre. Ende nuk dihet sasia e drogës së sekuestruar që po transportohej në furgon.

Sekuestrohet drogë në portin e Durrësit dhe në Gjirokastër
Më herët një kamion brenda të cilit u zbuluan rreth 730 kg mariuanë u bllokua nga antidroga e Durrësit, në kohën kur mjeti po kryente proçedurat për t’u ngarkuar në tragetin e linjës Durrës- Bari. Policia ka arrestuar shtetasin Adrian Gjini dhe po hetohet për persona të tjerë të implikuar.

Tre persona janë shpallur në kërkim, ndërsa një i katërt është vendosur në pranga si rezultat i një operacioni antidrogë të policisë së Gjirokastrës. 93 kg kanabis sativa janë sekuestruar kur forcat e policisë gjetën çantat e shpinës të braktisur nga autorët. Droga ishte blerë në Lazarat dhe po transportohej drejt shtetit grek, por policia i bllokoi autorët në pyllin me pisha poshtë fshatit Nepravishtë. I arrestuari eshte Hajri Buci, 27 vjec nga Durresi. Cantat e braktisura u gjenden mes shkurreve ku brenda trye u gjetën 66 pako me lëndë narkotike të mbështjella me letër natriban , disa prej tyre edhe me mbishkrime , me peshë të ndryshme nga 1.2 kilogramë deri në 1.5 kg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›