Devoll, jetonte në kasolle, vetëvaret 58 vjeçari
Një 58- vjeçar ka vendosur ti japë fund vuajtjeve, pas divorcit disa vjet më parë me bashkëshorten. Nexhat Kutrolli, 58 vjeç, banor i fshatit Kapshticë në rrethin e Devollit është gjetur i vetëvarur me litar në kasollen ku jetonte.
Viktima punonte si çoban me bagëti, ndërsa jetonte në kushte mizerabël në një kasolle larg fshatit Kushtet e vështira ekonomike si dhe jeta e vetmuar ka çuar drejt fundit Nexhat Kutrollin. Ai është gjetur nga vëllai i tij në kasollen vetëm pak hapa larg bagëtive me të cilat mbante frymën gjallë. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, vëllai i viktimës e ka gjetur atë gjatë orëve të mbasdites së të enjtes, duke njoftuar menjëherë blutë për këtë ngjarje shokuese.
Last Updated on Friday, 01 May 2009 20:00
Last Updated on Friday, 01 May 2009 20:00