Albtelekom bllokon kodin * 3.9 # për kontrollin mbi koston impulseve telefonike

Edhe kodi * 3.9 #, i cili u shërbente qytetarëve për të kontrolluar koston e impulseve dhe shpejtësinë e tyre për minutë, është zhdukur po njësoj si shërbimet e tjera nga Kompania Albtelekom. Me heqjen e këtij kodi shumë i rëndësishëm për transparencën e faturave telefonike, shërbimi i telefonisë fikse, përfundimisht është transformuar në një kërcënim serioz për ekonominë e qytetarëve.
Tashmë abonentëve u mbete vetëm të shlyejnë faturat mujore me çmime sipas dëshirës, ndërsa për sa i përket kontrollit të vlerës së bisedave, apo kohëzgjatjes së impulseve, janë kufizuar të gjitha mundësitë. Qytetarët ankohen se me heqjen e këtij kodi, në shërbimin telefonik është krijuar kaos, i cili gjithmonë rëndon negativisht në ekonominë e tyre, çka do të thotë mohimi i kontrollit për atë që harxhon. Kontrolli bëhet vetëm nga njëra palë, në këtë rast nga Kompania Albtelekom. Heqja e kodit natyrisht, ashtu si për mohimin e shërbimeve të tjera, ka ngjalluar reagime na konsumatorët, të cilët kanë depozituar ankesat e tyre pranë zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, pranë zyrave të ankesave të Kompanisë Albtelekom, tek Avokati i Popullit etj. Megjithatë, me gjithë protestat demokratike të këtyre dy institucioneve, kodi ene vazhdon të mbahet i bllokuar, gjithashtu edhe mbi qytetarët vazhdon shërbimi diskriminues. Ndonëse edhe ky shërbim është i përcaktuar në kontratën e nënshkruar midis kompanisë dhe abonentëve dhe cilësohen si një ndër detyrimet e kopanisë, kjo, duke shkelur hapur kontratën e ka fshirë që nga fondi i vitit 2008. Për zhdukjen e shërbimit është ndjekur e njëjta rrugë si për shërbimet e tjera, pa u konsultuar apo lajmëruar më parë qytetarët. Meqenëse Kompania Albtelekom, pasi u pasura me shuma të pa llogaritura nga djersa e qytetarëve të thjeshtë, tani është gati për tu shitur për së dyti, shpresa për rikthimin e shërbimeve të zhdukura do të jetë akoma më e pamundur, të paktën edhe për disa muaj. Sipas qytetarëve të kryeqytetit, mungesa e investime në rrjet, zhdukja gati e të gjitha shërbimeve kundrejt konsumatorëve, ndërprerje e shpeshta të sinjalit telefonik dhe abuzimet me vlerën e kostos së bisedave telefonike, e tregun më së miri seriozitetin e kompanisë pas privatizimit. Edhe shtetit si rregullator dhe mbrojtës i Kushtetutës, i ka vendosur si sanksion Kompanisë Albtelekom për shitjen e paparashikuar që po ndërmerr 5 milion euro. Shumë kjo që jo vetëm nuk e pengon shitjet, por ajo e stimulon, ngaqë vlera e shitjes mendohet se do të jetë 150 milion euro. Megjithatë, i gjithë ky pazar nuk sjell asgjë të dobishme për qytetarët që po vuajnë çdo ditë heqjen e shërbimeve dhe faturat e papërballueshme, të cilat përmbajnë vlera shumë herë më të mëdha se kostoja reale e bisedave. Qytetarët shprehen se edhe mohimi i shërbimit nëpërmjet kodit * 3.9 #, është një përpjekje tjetër për të vjedhur më tej me faturat telefonike, pasi abonenti tani nuk ka sesi ti kontrollojë impulset e harxhuara.
Grabitja nëpërmjet heqjes së Kodi * 3.9 #
Mohimi absurd i kodit, heq mundësinë e qytetarëve për të matur kostot e impulseve, gjithashtu krijon hapësirë për abuzime me faturat e telefonike. Qoftë e madhe, apo e vogël vlera e faturës telefonike, përderisa kostoja e bisedave nuk kontrollohet nga të dyja palët, shërbimi nuk është transparent. Kodi i telefonisë fikse *3.9 # bën pjesë në listën e shërbimeve ndaj klientit si detyrim ligjorë. Me anë të këtij kodi qytetarët informoheshin mër koston e impulseve të harxhuara, gjithashtu për kohëzgjatjen e tyre në raport me kohën. Megjithatë, kodi *3.9 # kishte kryente edhe disa funksione të tjera pozitive në shërbim të abonentëve. Duke treguar numrin e impulseve të konsumuara, qytetari bënte kujdes, ose menaxhon më mirë bisedat telefonike. Gjithashtu, hiqte dyshimet dhe ankesat mbi faturat telefonike nga ana e qytetarëve, pasi këto në bazë të kontrollit të bisedave, kanë një lloj informacioni paraprak për vlerën e faturës.
Last Updated on Friday, 01 May 2009 16:06