E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, binjakëzimi me bashkinë austriake sjell ndihma mjekësore

Binjakëzimi mes Bashkisë së Shkodrës dhe Bashkisë Rohrtbach të Austrisë, konkretizohet me bashkëpunimin e parë në fushën e mjekësisë. Spitali Rajonal i Shkodrës do të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë me Shoqatën Austriake të Mjekësisë së Përgjithshme. Një bashkëpunim i tillë vjen menjëherë kur në mes këtyre qyteteve janë vendosur marrëdhëniet binjakëzuese, akt ky i kryer zyrtarisht në tetorin e vitit të kaluar me nënshkrimin e marrëveshjes nga ana e të dy kryetarëve të bashkive përkatëse, Lorenc Lukës së Shkodrës dhe Josef Hauser të bashkisë Rohrbach të Austrisë. Ndërkohë, pas këtij hapi të parë nuk ka vonuar, dhe dje në qytetin e Shkodrës ka mbërritur një delegacion i Bashkisë së Rohrbach-ut, të Austrisë i kryesuar nga kryetari i saj Josef Hauer, si dhe drejtuesit e shoqatës së austriake të mjekësisë. Pas miratimit në parim të këtij bashkëpunimi, drejtuesit e të dy institucioneve ranë dakord që marrëveshja në fjalë të konsistojë në ndihmë me barna mjekësore, trajnim dhe shkëmbim eksperience mes mjekëve, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›