Berisha në festën kombëtare të Francës
Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, znj. Liri Berisha, mori pjesë dje në ceremoninë që u organizua në Champs Elysees në Paris, me rastin 14 Korrikut, Festës Kombëtare të Francës.
Kryeministri Berisha ndoqi nga tribuna presidenciale së bashku me kryetarë të shteteve dhe të qeverive, të ftuar nga Presidenti Nikolas Sarkozy në Samitin e Bashkimit Mesdhetar, që zhvillua dje në Paris, paradën ushtarake më madhështore në historinë e Francës, që u zhvillua në Champs Elysees me rastin e festës kombëtare. Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, parada u zhvillua në prani të dhjetëra mijëra spektatorëve dhe gazetarëve nga e gjithë bota. Në të parakaluan forcat e ushtrisë franceze dhe ajo u mbyll me forcat parashutiste, të cilat u ulën mbi Champs Elysees, duke shpalosur flamujt e Francës, BE-së dhe OKB-së. Pas përfundimit të paradës të gjithë kryetarët e shteteve dhe qeverive, bashkë me bashkëshortet e tyre, ishin të ftuar të Presidentit Sarkozy dhe zonjës së tij, Karla Bruni Sarkozy, në pritjen dhe në drekën e shtruar për nder të tyre në rezidencën Martigni.