Devoll perdhunojne 11 vjecarin autore dy 13-vjecare

Është përsëritur ngjarja që rreth një muaj më parë tronditi fshatin Bitinckë të Korcës, ku një 12 vjeçar ishte përdhunuar nga dy adoleshentë.
Këtë herë në fshatin Poloskë të Devollit, një 11 vjeçar është përdhunuar nga dy 13 vjeçarë. Familjarët e të miturit kanë bërë denoncimin në Drejtorinë e Policisë së Korcës, ndërkohë që kanë filluar menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.Ndërsa 11 vjeçari i është nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore rezultatet e së cilës priten në orët në vazhdim . 13 vjeçarët e kishin marrë më motor të miturin dhe kishin kryer ngacmimet seksuale në periferi të fshatit të tyre.