Obama shtron Iftar

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka shtruar darkën e Iftarit, në Shtëpinë e Bardhë, me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit. Të ftuarit me këtë rast ishin diplomatë, zyrtarë të administratës dhe ligjëvënës amerikanë.
Pjesëmarrës ishin gjithashtu dhe myslimanë, që u mbijetuan sulmeve të 11 shtatorit 2001, në kullat binjake. E duke iu referuar përvjetorit që po afron, presidenti Obama, tha se kjo është koha më e mirë për t’i përkujtuar njerëzit me prejardhje të ndryshme, që ishin në mesin e 3 mijë të vrarëve në sulme, përfshirë edhe amerikanët myslimanë.“Për një muaj, ne do të shënojmë 10 vjetorin e këtyre sulmeve të tmerrshme, që sollën aq shumë dhembje në zemrat tona. Do të jetë koha për t’i nderuar ata që ne i humbëm, familjet që vazhdojnë trashëgiminë e tyre, heronjtë që shpejtuan të ndihmojnë në atë ditë dhe të gjithë ata që shërbyen për të na mbajtur të sigurt gjatë kësaj dekade të vështirë. Sonte, ia vlen të përkujtojmë se ata amerikanë ishin të shumë feve dhe prejardhjeve, përfshirë myslimanët amerikanë, krenar dhe patriotë”, tha Barak Obama.
Obama, çdo vit ka shtruar Iftar në Shtëpinë e Bardhë, një traditë, në të cilën pason dhe parardhësin e tij, Xhorxh ë Bush.
Delina Bitraku