E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devoll, vret 2 vëllezër për nder

 DEVOLL/ GEZIM ASHIMIVret për nder në fshatin e gruas dy vëllezër dhe plagos rëndë të tretin. Viktimat janë Taulant dhe Xhiljan Mulliri, përkatësisht 23 dhe 28 vjeç, ndërsa vëllai i tyre i plagosur është 18-vjeçari Erli Mulliri nga fshati Vidohovë në rrethin e Devollit. Shtatë vjet nga ngjarja e rëndë e ndodhur në këtë fshat, kur nëna e viktimave, Liljana Mulliri masakroi dhe hodhi në pus një fëmijë 7 vjeç, një tjetër tragjedi akoma edhe më e rëndë i ndodhi dje kësaj familjeje. Besim Karaj, 45-vjeçari nga Thumana e Krujës, nuk i ka kapërdirë dot dyshimet e tij, por edhe pëshpëritjet nëpër fshat, se e shoqja tradhtonte burrin e ardhur nga veriu. Madje gruaja 33-vjeçare, nënë e tre fëmijëve mësohet se ishte shtatzënë. I shoqi, i cili disa herë shkonte në Greqi për të punuar, ka dyshuar se atësia e fëmijës i përkiste pikërisht Taulant Mullirit. Duke e ditur se vëllezërit Mulliri kishin në pronësi një lokal në qendër të fshatit Vidohovë, pronë të cilën e trashëguan nga nëna e tyre, Karaj ka vënë në zbatim planin e hakmarrjes. Kur ka parë që vëllezërit po shkonin në lokalin e tyre, 45-vjeçari mësohet se i është drejtuar atyre në mënyrë kërcënuese, me kallashnikov në dorë. Sipas të dhënave të policisë, Besim Karaj dyshohet se e kishte kapur të shoqen me 23-vjeçarin në një moment flagrance, çka i kishte krijuar atij bindjen për një tradhti bashkëshortore. Jo vetëm kaq, por zërat e ndryshëm në fshat se gruaja e të ardhurit nga Thumana kishte krijuar marrëdhënie me një nga djemtë e Liljana Mullirit, duket se e kanë vënë në pozitë të padurueshme 45-vjeçarin. Banorë të fshatit Vidohovë tregojnë se Besim Karaj, e ka qëlluar në fillim në këmbë Taulant Mullirin për ta shtrirë atë përtokë dhe për t'i neutralizuar atij reagimet e mundshme. Duke parë këtë skenë, ku egërsia e Karajit të armatosur dukej se nuk kishte të ndalur, kanë ndërhyrë vëllezërit e 23-vjeçarit. Ata i kanë kërkuar bashkëfshatarit të tyre të ardhur nga fshati i Krujës që të mos u vriste të vëllain dhe madje ata kanë tentuar ta mbrojnë atë duke e mbuluar me trup. Por pikërisht në këtë moment, kur të tre vëllezërit janë ndodhur afër njëri-tjetrit, Karaj ka qëlluar me breshëri automatiku, duke lënë të vdekur në vend Taulantin dhe Xhiljanin, ndërsa më të voglin mes një pellgu gjaku. Ky i fundit mësohet se është martuar tre vjet më parë. Në kushtet kur nuk e kontrollonte dot më veten, sipas të paktëve dëshmitarë të kësaj ngjarjeje të rëndë, 45-vjeçari ka zbrazur edhe një herë automatikun duke terrorizuar gjithë fshatin. Një dëshmitar i ngjarjes u shpreh se autori i këtij krimi të rëndë ka qëndruar për afro 20 minuta pranë kufomave, duke pandehur se i kishte vrarë të tre vëllezërit Mulliri. Më pas ai ka zbrazur edhe breshërinë e fundit të armës automatike dhe është nisur drejt kufirit me Greqinë, nga i cili e ndanin vetëm pak kilometra. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës nga ku mësohet se i është nënshtruar një operacioni mjaft të rëndë. Policia është sinjalizuar në kohë për ngjarjen, por terreni i thyer malor dhe kushtet e motit të keq kanë favorizuar largimin e autorit të këtyre vrasjeve dhe plagosjes për në drejtim të tokës greke. Fshati Vidohovë ndodhet vetëm 10 minuta larg nga kufiri me Greqinë dhe dyshohet se autori mund të ketë përfunduar shumë shpejt jashtë territorit shqiptar. Pas disa orësh kërkimi në zonë, në një terren të rënduar nga reshjet e dëborës, policia e Devollit dhe forca të tjera të ardhura në ndihmë të saj nga Korça nuk kanë bërë të mundur identifikimin e vendndodhjes së autorit. Fillimisht kërkimet për të shkuan deri në Thumanë të Krujës, nga ishte vendlindja e autorit. Deri vonë, policia ka mbajtur nën kontroll banesën e tij, por nuk ka pasur asnjë shenjë se ai mund të kthehej në këtë fshat. Kjo dhe pas dëshmive të personave në vendngjarje, sipas të cilëve 45-vjeçari ishte parë të lëvizte drejt zonës kufitare me Greqinë. Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes së dyfishtë dhe një tjetër të mbetur në tentativë.Korçë, i plagosuri, në rrezik për jetënKORçE - Një prej tre vëllezërve Mulliri që i ka mbijetuar krimit të rëndë nga breshëritë e plumbave të armës automatike që ka shkrepur 45-vjeçari Besim Karaj ndodhet në gjendje kritike për jetën. Erli Mulliri, 18 vjeç është dërguar në spitalin rajonal të Korçës, ku i është kryer ndërhyrja kirurgjikale nga mjekët, ndërsa jo shumë metra larg prej andej, në morgun e spitalit janë dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, dy vëllezërit e tij të vrarë Taulant dhe Xhiljan Mulliri. Burime të spitalit thanë se i riu është në gjendje të rëndë, pasi dhe plumbat e kanë zënë në pjesën e sipërme të trupit. Nga ekzaminimi paraprak që u është kryer kufomave në morgun e spitalit të Korçës ka rezultuar se ata janë qëlluar më shumë plumba në trup. Kjo u ka shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme dy vëllezërve Taulant dhe Xhiljan. Pritet që pas daljes së tij nga gjendja e rrezikut të merret në pyetje për ngjarjen e rëndë.RENEA me helikopter për autorinRreth orës 17:00 me helikopter kanë mbërritur nga Tirana 6 pjesëtarë të forcave "Renea", të cilët janë udhëzuar për të ndaluar në fshatin malor të Vidohovës në rrethin e Devollit. Forcat speciale, të pajisura me snajper dhe një megafon për të kërkuar dorëzimin e autorit të ngjarjes së rëndë kanë mbërritur në Vidohovë ndërsa binte mbrëmja. Në një terren të thyer malor, ndonëse zona ishte e rrethuar në një rreze të gjerë ata nuk e kanë pasur të lehtë përcaktimin e vendndodhjes së 45-vjeçarit Besim Karaj që rezulton autori i këtij krimi të trefishtë. Sipas policisë, mundësia e fshehjes së autorit të krimit është në Greqi, nga ku fshatin Vidohovë nuk e ndajnë më shumë se 3 kilometra në vijë tokësore. Edhe dëshmitarë, banorë të fshatit, kanë pohuar se pas vrasjes së dy vëllezërve Mulliri dhe plagosjes rëndë të 18-vjeçarit Erli Mulliri, Besim Karaj mori rrugën drejt kufirit, në afërsi të një pylli. Ndjekjen e tij e kanë vazhduar në orët e mbrëmjes forcat speciale të policisë, të cilat janë ndihmuar në kërkimet e tyre jo vetëm në rrugë tokësore nga forca të tjera të policisë, por edhe nga ajri me helikopter.Nëna e viktimave vrau të miturin për hakmarrjeDEVOLL - Historia e rëndë në familjen Mulliri zë fill pas një krimi makabër që nëna e viktimave të djeshme kreu më 3 shtator 2003. Liljana Mulliri, atëherë 39 vjeçe, ekzekutoi një fëmijë 8 vjeç, vetëm pse xhaxhai i tij ndërpreu lidhjen intime që pati me gruan. Pas humbjes së të dashurit, gruaja u hakmor, duke vrarë nipin e mitur. Siç ka treguar dhe vetë në sallën e gjyqit, pasi e qëlloi fillimisht me një garuzhde pas koke, ajo e copëtoi të miturin me sëpatë, duke e ndarë trupin në disa copa. Më pas ajo i ka futur pjesët e trupit në qese dhe i ka hedhur në pusin e fqinjit. Zbulimi i trupit u bë rastësisht pas dy vjetësh, kur në sipërfaqe të pusit thasët me pjesët e prera të trupit të tij.Gjetja e eshtrave dhe disa copave të rrobave të fëmijës bëri që të rihapeshin hetimet. Në kohë rekord policia zbardhi krimin, duke vënë në pranga Liljana Mullirin, nënën e 3 djemve. Ndërsa i dashuri i saj, Gentian Xhihani, xhaxhai i fëmijës, u prangos për moskallëzim krimi. Sipas pretencës së dhënë nga prokurori i çështjes në kohën kur u gjykua Liljana Mulliri, kjo e fundit, e goditi në kokë fëmijën pasi e tërhoqi në dyqanin e saj e më pas veproi në mënyrë çnjerëzore. Në përfundim të procesit gjyqësor, Liljana Mulliri u dënua me 25 vjet burgim me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Ajo vazhdon të kryejë dënimin. Pas arrestimit, i shoqi i saj kërkoi divorcin e menjëhershëm, ndërsa djemtë reaguan ashpër, duke u shprehur se nuk donin më të kishin të bënin me të. Ndonëse më vonë Liljana Mulliri shprehu pendesën për vrasjen e të miturit, gjykata nuk e lehtësoi pozitën e saj, por la në fuqi dënimin prej 25 vitesh. Aktualisht, e dënuara po vuan vitet e heqjes së lirisë në burgun 325 në Tiranë.Banorët: Turpi shtyu vrasësin drejt masakrësDEVOLL/ GEZIM ASHIMITurpi që e kishte pushtuar 45-vjeçarin "kollovar" duket se e shtyu atë drejt krimit të paramenduar. I gjithë fshati kishte lëshuar fjalë për tradhtinë e gruas së tij me të riun e familjes Mulliri. Banorë të fshatit Vidohovë, të tronditur nga kjo masakër, thonin dje se prej kohësh ata kishin dëgjuar për një histori të tillë. Fshati i vogël kufitar mësonte me shpejtësi se çfarë ndodhte mes banorëve të zonës, duke qarkulluar me po kaq shpejtësi fjalët për nderin e gruas së Karajt. Edhe dje, të mbledhur në mes të fshatit të mbuluar nga bora, ata tregonin se Besim Karaj, i martuar me një vajzë të zonës, kishte dijeni për këtë lidhje jashtëmartesore të së shoqes. Bazuar te dëshmitë e banorëve, policia ka mësuar dje se, çifti kishte pasur më parë probleme. I zoti i shtëpisë hynte dhe dilte shpesh nga Shqipëria për të shkuar tek e motra, vetëm pak minuta matanë kufirit me Greqinë. Pikërisht duke marrë shkas nga këto lëvizje duket se ka nisur dhe historia, e cila përfundoi tragjikisht mesditën e djeshme. Në një rast, banorët thonë se Karaj ka konstatuar konkretisht tradhtinë e së shoqes. Në atë kohë ka menduar që ta divorcojë ligjërisht, por 3 fëmijët që kishin e kanë stepur përballë këtij veprimi. Përsëritja e fjalëve në fshat për ndershmërinë e gruas dhe dyshimet se ajo ishte shtatzënë me tjetër person ka shkelur në kallo sedrën e burrit. Ai ka planifikuar krimin, duke gjetur një armë kallashnikovi, me të cilën të ekzekutonte të riun 23-vjeçar Taulant Mulliri. Historia e lidhjes së grave që tradhtonin me burra më të rinj se vetja ishte përsëritur nga e ëma e djalit tek ai vetë. Në këtë pikë, banorët e fshatit nuk janë përmbajtur, pasi i janë rikthyer dhe një herë lidhjes famëkeqe të nënës së viktimës së djeshme, e cila arriti deri në ekzekutimin e një fëmije 8 vjeç. Por, në vend të hakmarrjes për xhelozi si në rastin e Liljana Mullirit, 45-vjeçari ekzekutoi për tradhtinë e gruas së tij. Policia ka marrë në pyetje 33-vjeçaren, por nuk bëhet e ditur dëshmia e saj. Nisur nga dëshmitë e banorëve të fshatit të vogël dhe mënyrën e ekzekutimit të djemve të familjes Mulliri, për grupin hetimor nuk ka dyshime mbi shkaqet që e shtynë 45-vjeçarin. Kërkimet e shumta që po kryhen pas ngjarjes së rëndë pritet të çojnë shumë shpejt në prangosjen e Besim Karajt dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.Nëna e viktimave vrau të miturin për hakmarrjeDEVOLL - Historia e rëndë në familjen Mulliri zë fill pas një krimi makabër që nëna e viktimave të djeshme kreu më 3 shtator 2003. Liljana Mulliri, atëherë 39 vjeçe, ekzekutoi një fëmijë 8 vjeç, vetëm pse xhaxhai i tij ndërpreu lidhjen intime që pati me gruan. Pas humbjes së të dashurit, gruaja u hakmor, duke vrarë nipin e mitur. Siç ka treguar dhe vetë në sallën e gjyqit, pasi e qëlloi fillimisht me një garuzhde pas koke, ajo e copëtoi të miturin me sëpatë, duke e ndarë trupin në disa copa. Më pas ajo i ka futur pjesët e trupit në qese dhe i ka hedhur në pusin e fqinjit. Zbulimi i trupit u bë rastësisht pas dy vjetësh, kur në sipërfaqe të pusit thasët me pjesët e prera të trupit të tij.Gjetja e eshtrave dhe disa copave të rrobave të fëmijës bëri që të rihapeshin hetimet. Në kohë rekord policia zbardhi krimin, duke vënë në pranga Liljana Mullirin, nënën e 3 djemve. Ndërsa i dashuri i saj, Gentian Xhihani, xhaxhai i fëmijës, u prangos për moskallëzim krimi. Sipas pretencës së dhënë nga prokurori i çështjes në kohën kur u gjykua Liljana Mulliri, kjo e fundit, e goditi në kokë fëmijën pasi e tërhoqi në dyqanin e saj e më pas veproi në mënyrë çnjerëzore. Në përfundim të procesit gjyqësor, Liljana Mulliri u dënua me 25 vjet burgim me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Ajo vazhdon të kryejë dënimin. Pas arrestimit, i shoqi i saj kërkoi divorcin e menjëhershëm, ndërsa djemtë reaguan ashpër, duke u shprehur se nuk donin më të kishin të bënin me të. Ndonëse më vonë Liljana Mulliri shprehu pendesën për vrasjen e të miturit, gjykata nuk e lehtësoi pozitën e saj, por la në fuqi dënimin prej 25 vitesh. Aktualisht, e dënuara po vuan vitet e heqjes së lirisë në burgun 325 në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›