Prapaskenat e gjyqit të Ramize Gjebresë: Të pushkatohet për imoralitet
vijon nga numri i kaluarNë numrin e kaluar, gazeta publikoi emrat dhe dëshmitë e denoncuesve “vigjilentë”, syri i të cilëve kishte parë si bënte dashuri Ramizeja me Zahon. Pjesa në vazhdim zbulon misteret e gjyqit të marsit ‘44 me të vërtetat e akuzave, mbi bazën e të cilave u dënua Ramize Gjebrea, një nga figurat e luftës antifashite dhe shoqja e Nexhmije Hoxhës. Studiusi Vasfi Baruti në librin e tij “Nega Totum” hedh poshtë legjendën e dashurisë me Zaho Kokën dhe sjell argumente për arsyet e vërteta të pushkatimit të saj. Nga hulumtimet e Barutit konstatohet se e vërteta ka qenë krejt tjetër nga sa është bërë e ditur deri tani. Gjebrea, konkludon ai, u sakrifikua me porosi të Mugoshës, me të cilin vazhdimisht kishte debate, sidomos për çështjen e Kosovës. Ndërkaq, autori i “Nega Totum” pohon se emisari jugosllav kishte shkruar me dorën e tij dhe vendimin e gjyqitDOKUMENTET E GJYQITAlibia e dokumenteve të humbura është krijuar nga Manush Myftiu e Bilbil Klosi, në deklaratën e tyre të përbashkët të korrikut ’46, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Lartë Ushtarake, e cila kishte nisur hetimin mbi pushkatimin e Ramize Gjebresë, për t’u rigjykuar nga Gjykata e Lartë Ushtarake. Manush Myftiu e Bilbil Klosi, me cilësinë e anëtarëve të gjyqit partisan dëshmojnë:Proces-verbalet dhe akt-gjykimi janë zhdukur për shkak të rrethanave të luftës, prandaj vërtetojmë përmbajtjen e vendimit si dhe ekzekutimin në Ramicë. “Proces-verbalet dhe akt-gjykimi janë zhdukur për shkak të rrethanave të luftës”, ose bëhej alibi për Prokurorinë e Lartë Ushtarake që të besohej deklarata e tyre dhe mos hetohet më tej nga frika e zbulimit të së vërtetës, ose ishin me bindje se dokumentet e gjyqit ishin varrosur në vendin e krimit në ditët e kryekrimit të luftës. Alibia e dytë e dokumenteve të munguara të gjyqit të Ramize Gjebresë nis fillimvitet ’90, e deri në vitin 2000, kur nga arkivitë të AQSH merrja përgjigjen klishe: dosja do të hapet pas 150 vjetësh! Ishin të motivuar për të fshehur gjurmët e krimit dhe të inkuizitorëve të krimit. I pari që ka konstatuar zhdukjen e dokumenteve të gjyqit, ka qënë Pajo Islami, njëri prej protagonistëve të gjyqit special partizan. Ka qenë fillimi i viteve ’90, kur ai i kthyer nga internimi do të kërkonte në arkiva proces-verbalin e gjyqit për plotësimin e të cilit kujtohet mjaft mirë. Por çuditërisht nuk ka gjetur gjë dhe ka hedhur akuza konkrete për zhdukjen e këtyre dokumenteve historike”. “Në arkivat zyrtare nuk ka mbetur gjë tjetër, veç gjeneraliteteve të dy viktimave. Kjo tablo shpaloset nga profesori Proletar Hasani, njëri nga shkencëtarët më në zë të fushës së historiografisë ushtarake.” çKA MBETUR Në ARKIV Ka pasur a s’ka pasur gjyq për Gjebrea-Zaho? Një burim arkivor daton 4 mars ’44. Në dokument vetëm sa lexon togfjalëshat: Procesi nr.1 Procesi nr.2 Procesi nr.3 Procesi nr.4. Ballafaqimi! Dokument i mbetur nga lufta. Me sytë e një juristi profesionist ato copa letre do shpalleshin relik në histori, jurispodence botërore për kohë lufte. Pavarësisht se ai daton më 4 mars, në të tjera dokumente identifikohet qartë se gjyqi filloi më 25 shkurt… S’ka të shkruar në të trupin gjykues, përveçse njëri me pseudonim Xhako, ndërkohë që s’ka asnjë gjyq partizan pa emrat e gjyqtarëve, që i kërkon rregullorja e gjyqeve partizane! Sakaq, mungojnë emrat e denoncuesve, edhe pse janë katër e më shumë, si del nga burime arkivore. S’ka asnjë pyetje të shkruar që u bëhen të akuzuarve Gjebrea e Zaho, por vetëm përgjigjet e Ramizesë e Zahos. Gjyq pa pyetje! Gjyqi partizan që përfundoi pa vendim gjyqi për dënimin e Ramizesë e Zahos! Në të s’dihet kush është shkruesi i procesverbalit dhe përgjigjet e të akuzuarve janë në vetë të tretë, të shprehura fare shkurt kur dihet mirë debati i fortë nga Ramizeja me gjyqtarët! Dhjetë ditë-net gjyq me katër-pesë copa letre “proces-verbali”! Ato copa letre vetëm origjinale nuk janë; sigurisht, të censuruara, por ka dhe të vërteta të mbetura. Në njëdokument Qarkori të Partisë së Vlorës, i veçantë nga ai i gjyqit partizan, janë gjykatësit e Gjebresë e Zahos, mes tyre Bilbil Klosi, lauruar në Universitetin e Drejtësisë së Grenoblit të Francës… GJYQI PARTIZANNë kasolleburg Gjebrea përgatitet shpirtërisht për gjyqin, e motivuar, siç ka shkruar në ditar “të mbrohem me dinjitet e me pamje fisnike, s’do lëshohem në krahët e dëshpërimit të pangushëllimtë, do jem e guximshme për të vërtetën”. Guximin e kishte me shumicë, ia kish njohur mirë vetes qëndresën, forcën e karakterit; edukuar të fliste hapur, të mbrojë të vërtetën pa as më të voglin kompromis. Kasolleburgu dhe shoqëria atje me një kafshë shtëpijake as e ligështoi e as i uli krenarinë, përkundër e trimëroi, e në katër seancat e “gjyqit” triumfoi duke sfiduar kokën e komandës, shtabit, partisë, Dushan Mugoshën që ideoi procesionin e inkuizicionit mesjetar kundër saj.Procesi nr 1. RamizeaSipas rregullores, gjyqi drejtohet “nga zëvendëkomisari, zëvendëskomandanti dhe një partizan. Zëvendëskomisari drejton gjyqin... dhe kur nuk janë këta drejtohet nga komisari dhe komandanti.” Të gjithë drejtuesit e brigadës ishin në Ramicë. Gjyqi drejtohet nga të përcaktuarit në rregulloren partizane.Më 25 shkurt, Ramize e pranguar ngjiste shkallët për të hyrë në sallën e gjyqit, në qendërkomandë, kati i dytë, te kulla e Agait të Ramicës. Kapërcen prakun e sallësgjyq e pranguar, me hap të ngadaltë dhe kalon qetësisht. E ulur në stol para tavolinës përballë Manush Myftiu, kryetari i gjyqit dëgjon Dervish Hekalin, nënkryetar [në sytë e tij lexon: qëndro në të drejtën tënde], e në dy anët nga një partizan, aty edhe Xhako e juristi Bilbil Klosi. Sytë ia ngulit Xhakos (Ramadan çitakut), i besuar i Tarasit e i dërguari i tij në Vlorë për kokën e Gjebresë, bashkë me Mugoshën… Ajo, siç ka dëshmuar njëri nga të pranishmit gjatë kohës që ka qenë i internuar, shpalli grevën e “heshtjes”, për të mos u përgjigjur pyetjeve pa hequr prangat nga duart. Asnjëri nga gjykatësit se deshi veten përballë vendimit të Gjebresë për të mos folur! Pas një çasti heshtje i zgjidhen prangat. Interesanti fitoren e parë e kishte në dorë. Janë skena të mbetura në memorie të inkuizitorit Pajo Islami, që kur i rrëfente në internim bëhej prush në fytyrë.1 Seanca e parë: Nega totum! Merret “në pyetje Ramizeja për deklarim sa vijon: më 20 janar ka fjetur në Vuno, më 30 ka fjetur me Xhakon dhe Zahon në një shtëpi afër Himarës…” Eshtë Xhako ai që raporton në gjyq duke tregur itinerarin e Ramizesë nga 20 janari, kur nisen për në operacionin e dëborës e deri në fund të shkurtit. Tregon shtëpitë e vendet ku ishin strehuar e fjetur. Deklarata e tij e mbetur në dokumentin e gjyqit, sipas dëshmisë së Gjebresë është fals. Fakti i parë: “... Nga 5 deri 11 shkurt kemi qëndruar [Xhako-Ramize] në shpellën e Ilqes”, kurse në letrën e Interesantin të 22 shkurtit, të cituar më parë, që ia dërgonte Delegatit, si dhe identifikimi i ditarit të saj, Gjebrea në datat 4 deri 10 shkurt me dy kompani është e rrethuar nga egërsia e natyrës në malin Beun. Ndryshimi i itinertarit të Gjebresë bëhej me “argument” se Gjebrea i “fshihej” operacionit armik të dimrit, kur ishte krejt e kundërta. Fakti i dytë: “Nga 23 shkurti për arsye të borës fjetën me Zahon në një stan deri më 26 shkurt. Prej kësaj date u nisën për në Kallarat.”2 Manush Myftiu, kryetar i gjyqit, në deklaratën e përbashkët me Bilbil Klosin, anëtar i gjyqit, me ndjenjën e përgjegjësisë së tyre deklarojnë se “gjyqi filloi më 25 shkurt”, që do të thotë se arrestimi bëhej një a dy ditë më parë. S’mund ta kalojë Gjebrea në heshtje të pavërtetën e Xhakos, ndaj debati do ketë qënë i nxehtë, por procesverbal s’ka gjurmë. Me deklaratën e Xhakos e kundërshtitë e Gjebresë fillon gjyqi. Përballë inkuizatorëve, Interesantja përgjigjet prerë: “Në anën time është ndërgjegjia ime.” Me vendosmëri hedh poshtë tre raportet të mbushura me akuza shpifëse, duke përmendur dy fjalë të rrokëzuar: Ne-ga to-tum! As mund të kuptonin gjyqtarët dyfjalshin latin të saj. Juristi Bilbil Klosi i Grenoblit ndoshta i pëshpërit në vesh dikujt: nega totum, latinisht: Asgjë e vërtetë! Sakaq ajo ripërsëriti me solemtnitet: Ne-ga to-tum, sentencë kjo e drejtësisë romake që do të thotë: Asgjë e vërtetë!.Ja çfarë ka mbetur nga ky episode në mbetjet e procesverbalit të gjyqit, të cilën shkruesi e ka hedhur shkurt në vetë të tretë njëjës me dy rreshta: “Ramizeja mohon kategorikisht raporte duke thënë se ata nuk përfaqësojnë të vërtetën.” Gjebrea, kategorike për katër raporte denoncuese: “mohoj kategorikisht raportet sepse ata nuk përfaqësojnë të vërtetën.” I bëhen pyetje që s’dihen, s’janë në “procesverbal”, e nga përgjigjet kuptohet se janë akuzë dashurie me Zahon. Ka mbetur përgjigjia e Gjebresë: “Një gjë që mund të më ketë kompromentuar mua, thotë Ramizeja, është mbulimi që më ka bërë Zahoja me kapotën e tij në Shpellë dhe në Jal të Vunoit, ku jemi mbuluar me një kapotë mbasi unë nuk kisha.” Interesanti pa pallton, të cilën ia falte partizanit të sëmurë në majë Beunit. Me kostumin veror anglez në të ftohtin e jashtëzakonshëm, si mund të kalojë natën Gjebrea! Si mbetej tjetër veçse të mbulohej me pallton e stërmadhe, made in england të Zahos. çfarë tjetër të bëjë Gjebrea, pranë kujt partizani të mbulohej e bëjë një sy gjumë? Partizanët një kapotë të grisur kishin. Të ndahet nga jeta prej të ftohti, që mëngjesi do e gjente kallkanosur? Në shkëmbim të vdekjes së sigurt, Ramizeja zgjodhi jetën, mbulohet me kapotën e Zahos, ngjitur me Zahon, kurriz më kurriz, por është vigjilent inkuizitori Xhako. Mbulimi me kapotën e Zahos dhe fjetja bashkë në shpellën Ilqe është akuza më e “fortë” për “seks” në prani të partizanëve! Për këtë akuzë, hollësi vijnë në raportin që i bënte Xhako Delegatit Xhuglini më 19 shkurt ’43, dhe që Xhako e akuzon në gjyq e procesverbalmbajtësi s’ka mundur apo s’ka dashur t’i shkruajë: “Fillova të dyshoj dhe për t’u siguruar, një natë fjeta pranë shokut [Zaho], në anën tjetër të shokut ishte shoqja [Gjebrea] dhe përtej shpella. Bëra sikur më kishte zënë gjumi dhe dëgjoj që bisedojnë me avash dhe rrallë herë dëgjoja ndonjë emër vajze, më në fund mbasi u siguruan se të gjithë kishin fjetur fillojnë nga puna.” Për kushdi çfarë pyetje, vinte përgjigjia e Gjebresë për akuzë dashurie me Zahon: “Ramizeja mohon që të jetë ngacmuar me Zahon, rrugës kur shkonin e pohon se qeshnin e luanin me duar në Shpellë me Zahon, por jo me qëllim. Nuk deklaron që t’i ketë hedhur Zahoja këmbën mbi trupin e saj. Pohon se ka fjetur me Zahon në një krevat, në një shtëpi, ku kanë qenë edhe partizanë të tjerë se u mungonin rrobat… “Gjurmuesit, dëshmuesit, raportuesit, mes syre Xhako kryesori, regjistrojnë gjithçka të Gjebresë e më së keqi e ndryshojnë, e mbushin me shpifje. Ja kundërshtimi i Gjebresë për akuzën e Xhakos: “Më 15 shkurt mohon të ketë qenë në shtëpinë e Kozma [çoles]. Kam qenë një herë tjetër në atë shtëpi bashkë me shoqe të tjera.” Akuzohej se në dhomën ku flinin partizanët. “Gjebrea e Zaho kanë fjetur në një krevat dhe krevati natën lëkundej.” “Krevati natën lëkundej” është me domethënie të pastër se komisarët natën bënin dashuri në prani të të tjerëve. Gjebrenë që nuk mund ta kapërdijë ligësinë e denoncuesve, e plakos dhimmja sa e tradhëtojnë pika loti që fiksohet në atë që thuhet se është dokument gjyqi: “… shoqja qan, por tashti është vonë.” Dy pika loti të valë nga sytë e bukur të Interesantit, porse shpejt gjen forca e reagon: “kjo nuk është e vërtetë. Gjatë fjetjes me Zahon nuk kemi bërë asnjë lëvizje, veçse unë mbasi mbërdhija ngrihesha shpesh dhe kur isha shtrënguar e shtyja Zahon që të liroja vend.” Morali i njohur partizan deri në fjetje bashkë në një shtrojë e mbulojë, në rastin Gjebrea-Zaho tjetërsohet në imoralitet…Sërish “argumente” për “dashuri” e besëshkelje ndaj Nako Spiros që i kishte “dhënë” fjalë për fejesë, kur i “fejuari” ishte në qejfe rinore me “Shpirton” në Tiranë. Situata si këto inkuizitorët i regjistrojnë e i deformojnë në shpifje për t’i raportuar ku tërhiqeshin fijet nga gjymtyrë të Mugoshës. Xhako akuzon: “natën me zë të ulët zinit në gojë emra femrash.” merr përgjigje: “jo, jo, s’është ashtu shok.” Zaho: “... jo, nuk kemi zënë në gojë emra shoqesh.” Xhako vigjilenti sqaron gjykatësit: “Natën kam dëgjuar lëvizje të ngadalshme, nuk dëgjova gjë veç disa emra shoqesh.” Natyrisht nuk është fjala për 60 shoqe partizane të Brigadës, po për “vipe” të qendrës komuniste në Tiranë! E ato çu-çu-çu- të e pësh-pësh-pësh”- et Gjebrea – Zaho, në këtë rast adresoheshin për “Delegaten” Xhuglini. Në dokumentin e mbetur, është rregjistruar dhe një akuzë tjetër “… kini kënduar këngë dashurie? “ Sakaq dhe përgjigja e Ramizesë: “Po kam kënduar këngë dashurie e vinin mirë.” Po kështu përgjigjet edhe Zaho: “Kemi kënduar këngë dashurie.” Akuza për këngë dashurie vjen nga një fëmijë i vogël. Këtë ka raportuar edhe korrieri partizan që i kishte dëgjuar të këndonin për dashurinë dhe i raportoi në komandë, shtab, parti: Ramize e Zaho gjithë natën këndonin këngë dashurie! Plumb të rënda akuzat e Xhakos për moralin e Interesantit:“Fjetëm afër me njëri-tjetrin [Xhako-Zaho-Ramize]. Atë natë që Zaho kishte rënë pranë meje ishte larguar e mbas pak kohë u ngrit Zaho e doli jashtë, e Ramizeja u ngrit e ngrohej. Kjo gjendje vazhdoi dhe natën tjetër e unë vendosa t’i shkruaj shoqes të mos vazhdonin më tej se do të shkonin në skandal. Këtë e kam bërë duke ditur se shokët ishin me përgjegjësi.”Procesi nr. 2. ZahoKomisari Zaho Koka merret në pyetje ora 6 [pasdite] dhe përgjigjet e tij, si janë shkruara në ato copa letre proces- verbali, për habi vinë shumë befasuese! çka ndodhi me Zahon që këtë seancë gjyqi krisej aq shumë karakteri i tij burrëror!? Zaho që digjet flakë nga dashuria s’ka guxim t’i shprehë dashurinë, akuzon idhullin e tij Gjebrea, se ishte shkaku i kontradiktave që kish ai me komisarin e batalionit Zenel Hamiti për çështje të batalionit, dhe akuza është e rëndë se është ushtarake. ç’kishte ndodhur që Zaho akuzon se Ramizeja ishte shkak që ai nuk tregoi kurrfarë kujdesi për të sëmurët partizanë, kur nga përvoja e tij shihte e ndjente ç’kujdes të madh bën Gjebrea me partizanë të sëmurë e me vetë Zahon. Dhe e akuzon se kur ishin në Jalë, Gjebrea nuk e linte të shkonte në aksion lufte. Dashuri e kthyer në urrejtje me akuza të paqëna për Gjebrenë, për të cilën vuante aq shumë. Tekefundit komisari bën krushqi me djallin: me inkuizitorët e Gjebresë dhe gjykatën e partisë që kërkonin kokën e Interesantit Gjebrea! Akuzat e Zahos:”… për sa kam qëndruar me Ramizenë nuk jam marrë vesh me komisarin për punë ushtarake… Ka influencuar Ramize tek unë që s’jam marrë vesh me komisarin [Z. Hamiti] për shpërndarjen e forcave [partizane] e nuk kam treguar kurrëgjë [kujdes] për të sëmurët [partizanë].” Interesanti bëhej pengesë për marrëdhëniet e komisarit Hamiti me zëvendëskomisarin Zaho; akuza ishte e rëndë sepse Gjebrea akuzohej se po i vinte shkopinj rrotës së luftës. Akuza e Zahos kundër Ramizesë, shkak i konflikteve të tij me komisar Hamitin, bëhet njësh me akuzën e komandës, e të gjyqit.Zaho në gjyq akuzon se është Gjebrea ajo që e provokon për marrëdhënie dashurore: Ramizeja erdhi në shtëpinë ku isha i sëmurë e ra mbi mua ku isha shtrirë. Mua nuk më pëlqente një sjellje e tillë. Por e mora dhe guximin ta largoj.” Ai pohon të kundërtën për dashurinë me Gjebrenë: “… unë e kam pasur me qëllim dashurinë, por nuk mora guximin t’ia shfaqja.” “Mua nuk më pëlqente një sjellje e tillë. Por e mora edhe guximin ta largoj.” I artë rasti për t’i shfaqur dashuri pa fjalë! Me këtë akuzë mbaron “Procesi nr 2. Zaho”, dhe vjen seancë e veçantë gjyqi: deklarata për dashurinë nga Zaho dhe Gjebrea.Deklarata dashurie Zaho – Gjebrea!Deklarata e Zahos(ajo që ka mbetur në procesverbal): Jemi trazuar që në brez e lart. Më ka prekur Ramizeja poshtë, përmbi rroba. Ka larguar partizanin Axhem nga Shpella për të qënë afër mua. Përpara nuk e kam dashur, më vonë po, por nuk kam marrë guxim [t’i shpreh dashurinë]. Ajo më ka shtyrë që edhe unë të bie në grackë, se unë nuk jam i formuar kurse ajo është më e informuar. Unë nuk di që ajo të jetë e fejuar. Në shtrat ka fjetur me mua, më ka zënë për leshi e kemi lozur.” Po mund të jetë një deklaratë fals, as shkrimi s’është i Zahos, është I njëjtë me të është- verbalmbajtësit, që nuk I dihet kush ishte; madje as firma nuk është e tij. Deklarata e Gjebresë! “Zahoja më ka puthur, por pa qëllim dhe nga ana e tij jo nga ana ime.” Deklarata e Gjebreas është krejt mohuese me deklaratën fals në emër të Zahos! Mbaron seanca e posaçme e gjyqit! “Procesi nr. 3. Ramizea. Ora 9-40” [e natës]“Ramizeja pohon vetëm sa përshkruhet më lart.” Dhe ajo “më lart” është deklarata Gjebrea: “Zahoja më ka puthur, por pa qëllim, dhe nga ana e tij, jo nga ana ime.” Deklarata e zahos s’mund të mos e ketë sëmbuar në sedër dhe t’i lëndojë keq krenarinë. ç’mendon Gjebrea kur sheh e ndjen se është rrethuar më së keqi nga të gjitha anët! Goditjeve të rënda nga tre raportet denoncuese, u shtohen dhe akuzat nga Zahon. Në tre seancat e para Gjebrea kishte triumfuar. Deklarata në emër të Zahos bëhet shkak për të nisur një seancë të katërt për t’a kryqëzuar Gjebrenë! Procesi nr. 4. BallafaqimiGjykatësit kanë në dorë deklaratën e Zahos. As shkrimi as firma s’janë të tij, por Zaho I bën të vetat akuzat e deklaratës farsë në seancë ballafaqimi me Ramizenë. ç’gjakftohtësi i duhet Interesantit për t’u përballur me ato brambullima të zjarrta si t’i binin nga qielli? ç’guxim i duhet për ta parë në sy Zahon me akuza të ulta! Shok fëmijërie e lufte potretizon Zahon: “Zaho ishte me sjellje fisnike. Zemërimi i tij ishte furtunë, por dhe qante me ngashërim kur ndodhej përpara një fatkeqësie të tjetërkujt.”Ballafaqimi Gjebrea – ZahoZaho, akuza 1 “Ramizeja më përkëdhelte nga flokët e më ka puthur.” S’vihet në dyshim se Interesanti me karakterin e pastër e tipin tepër çapkëne përkëdhel Zahon nga flokët. S’dyshohet se e kishte puthur Zahon, siç është e vërtetë se përkedhelitë e puthjet e Gjebresë ishin të zakonshme për partizanë moshatarë. Por është krejt ndryshe pohimi tjetër i Zahos në gjyq: “dashuroja Ramizenë por nuk kisha guxim t’i shprehja dashurinë.”Zaho, akuza 2.”Shoqja më ka thënë se buzët e tua janë për merak.” Eshtë përgjigjia e Zahos, ndërkohë që s’dihet pyetja që i ëshët bërë!Gjebrea: “Puna e buzëve është e vërtetë.”Zaho, akuza 3 “Largimin e partizanit Axhem, shoqja e ka bërë me qëllim për ta larguar se po rrinte pranë meje.” Zaho, akuza 4 “Shoqja më ka shtërnguar të laj dhëmbët dhe të ble një furçë dhëmbësh.” Gjebrea: “Puna e furçës së dhëmbëve është e vërtetë.” Furçën e dhëmbëve Gjebrea e mban në çantë, këshillon shokë e shoqe për higjienën e gojës, një shenjë kulture që rrallë mund ta gjeje në luftë. Zaho, akuza 5 “Nuk e dija që shoqja është e fejuar. Shoqja e dinte që unë nuk isha i fejuar, pse kishim rënë në fjalë që kanë dashur të më fejonin por unë nuk kam dashur. Dhe “nuk dija që shoqja është e fejuar” përkiste sakt me akuzën që i bëhej Gjebresë: “... Ke tradhëtuar shokun që i kishe dhënë fjalën për fejesë.” Gjyqi do të verë në vend prestgjin e “përdhosur” të kuadrit të lartë të Partisë, Detit! Autokritika bollshevike e Zahos:“Nuk ja rapotova Partisë mendimet e mija pse kam patur turp, ndryshe do të kisha raportuar.” Kjo seancë e fundit e gjyqit mbyllet me kundërshtinë e Gjebresë për akuzat e Zahos: “Nuk është e vërtetë se në shpellë [Ilqe të Vunoit] e kam puthur” dhe “nuk është e vërtetë se kam qënë zgjuar” kur ka ardhur Zaho, siç deklaron ai. Në shtëpinë e Lefter Zamballos nuk e kam thirrur unë, kur ka ardhur Zaho unë kam qënë në gjumë. Nuk kam influncuar shokun për punë partie, bile kemi diskutuar në mënyrë më të thellë si të shkojë mbarë puna e nuk kam influencuar aspak për shpërndarjen e forcave [partizane]. Në shtëpinë e Piro Dhimitrit i kam përkëdhelur flokët e asgjë tjetër. Nuk e kam dashuruar. Nuk kam larguar partizanin Axhem me qëllim. ...Dija që shoku nuk ishte i fejuar.” Ora 9-40 (e natës). Zaho kundërshtimet e Ramizesë i kalon me heshtje, ose ka reflektuar dhe janë censuruar.Këtu mbaron gjyqi partizan, aq sa mbeti shkruar në ato copa letre procesverbali i gjetur në AQSH. Një gjyq pa vendim gjyqi. Nga mali i akuzave në katër raporte denoncuese, dhe nga akuzat e Zaho Kokës, Gjebrea me zë të lartë pranoi këngë dashurie të kënduara, ca të puthura e përkëdheli që i jepte Zahos, si shumë partizanëve të rinj, dhe hodhi poshtë dashuritë-seks me Zahon. Zaho dy herë përsëriti: “... e dashuroja Ramizenë por nuk kisha guxim t’i shpreh dashurinë”. MugoshaZaho ka rënë në dorë të mjeshtrit Mugosha, i “lauruar” në shkolla speciale agjenturore. Ai me gjymtyrët e tij në shtab, komandë e qarkor të stërvitur prej tij, me një procesion të menduar mirë e vë Zahon në ekstazë komuniste, dhe në emër të saj Zaho bëhet fli. Në ç’rrethana të papërballueshme Zaho i pavetëdijë bën zgjedhje fatale: gëlltit më mirë turpin se të thotë të vërtetën! Deklarata e tij për Ramizenë, u bë pikë e fortë për inkuizitorët në akuzën e tyre se Ramizeja është tradhëtare e parties. Veçse në një pikë Zaho qëndroi i fortë, e s’ju bind porosive të inkuizitorëve: ndërsa akuzon Ramizenë se e provokonte për ta futur në kurthe dashurie, asnjëherë nuk pranoi se kishte bërë dashuri-seks me Gjebrenë. Vendimi i gjyqit të Partisë Verdikti i gjyqit të partisë: “Me zë të përbashkët çfaqet mendimi që e pandehura të pushkatohet.” Të vërtetës me “zë të përbashkët” i vjen kundër komandant Shefqet Peçi: “kurse për Ramizenë, ajo u pushkatua pa dëshirën time.” Megjithëse Komandant Peçi ka firmën e tij në dokumentin e Partisë, i detyruar t’i nënështrohet vullnetit të partisë. Në gjyqin e partisë ka patur debate e kundërshti: një palë ishte të gjykohej nga gjyqi i partisë, dhe komandant Peçi kërkon që të akuzuarit të dërgohen për t’u gjykuar në gjyqi i Shtabit të Përgjithshëm. Gjeneral Peçi: “Unë kam kërkuar që Ramizeja me Zahon të dërgoheshin në gjyqin e Shtabit të Përgjithshëm por komisari H. Kapo ngulte këmbë: “Shtabi jam unë.”S’mund të besohet se gjenerali “shiste” shokun e luftës Hysni Kapo, veçse në një pikë është e diskutueshme: “Tërmeti” [Peçi] ishte një shpirt i dhemsur për dënimin e Ramizesë, apo kishte arsye tjetër? E thoshte dhe vetë viteve të fundit të jetës se më së pari i dhimbsej Zaho, por në rastin e dhënë s’mund të veçonte Ramizenë, e ndoshta i dhimbsej vërtet, ndaj kërkon të dy të dërgohen në Shtab për gjykim. Kjo është një arsye e fortë, por në kundërshtinë e tij kishte dhe motiv tjetër.