Devolli: Partizani e fal kupën për kampionatin

Sokol Paja- Mesfushori më i spikatur i Partizanit, Bledar Devolli ka besim se ekipi i tij do të arrijë që të kalojë nëndetësen në ndeshjen e kthimit. "Do të jetë një ndeshje e vështirë por besoj se do të arrijmë që të kualifikohemi. Ne do të luajmë në "Qemal Stafa" dhe aty kemi fituar gjithmonë dhe besoj se do ia dalim mbanë. Në stadiumin kombëtar, ekipet e tjera që luajnë më rrallë janë mësuar që të hallakaten, Partizani luan dhe fiton gjithmonë aty, ne që jemi mësuar të luajmë aty, them se do të fitojmë me patjetër".
Bledar Devolli është lojtari më në formë i Partizanit në ndeshjet e fundit dhe për meritë të tij ekipi ka arritur disa fitore dhe rezultate shumë pozitive rresht. Sekreti i kësaj rinie të dytë sipas Devollit është impenjimi në stërvitje.
"Unë arrij të kem këtë formë sepse impenjohem dhe jam korrekt në stërvitje. Jo vetëm unë por edhe gjithë cunat e ekipit jemi në gjendje shumë të mirë", tha mesfushori shkatërrues i të kuqve.
"Në të dy kampet ka optimizëm, por do të jetë Partizani ai që do të kualifikohet. Unë jam i bindur se ne e meritojmë që të kalojmë në gjysmë finale dhe për këtë prisni vetëm ndeshjen e të mërkurës. Fitorja e derbit do të ishte një fitore dyfish, sepse përvec kualifikimit arrin që të ketë moral më të lartë edhe në kampionat.
"Fitorja ka dyfish cmim. Unë do e falja kupën për kampionatin. Partizani është tërësisht i vendosur që të fitojë kampionatin", përfundoi mesfushori i Partizanit, Devolli.