Almunia beson: Cesk si Kaka

Manuel Almunia beson se Cesk Fabregas mund të bëhet po aq i mirë se Kaka, pasi ylli i Arsenalit eklipsoi brazilianin në Ligën e Kampioneve.
Portieri i "Topcinjve" pohoi se kishte mbetur kaq i impresionuar rritja e plejmejkërit katalanas, sa ai mendon se Fabregas do të jetë shumë shpejt i barabartë me Kaka.
Krosimet e gjata dhe goditjet e Fabregasit kundër Milanit ndihmuan Arsenalit të mposhte kampionët në fuqi të Europes në stadiumin e tyre duke fituar duartrokitjet e publikut.
Ndërsa Kaka është vetëm 25 vjec, ish-lojtari i të rinjve të Barcës është pesë vjet më i vogël dhe është duke bërë emër më paraqitjet e tij në skuadrën e Arsen Vengerit.
"Mosha nuk luan asnjë problem kur një lojtar ka talentin e Cesk", - tha Almunia.
"Ai luan si një veteran. Ai do të bëhet një legjendë te Arsenali dhe ai ka kapaciteti, aftësitë dhe cilësitë të bëhet po aq i mirë sa Kaka, të fitojë tituj dhe të bëhet një lojtar i madh".