E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli mban zi, ndeshjet 1 minutë me vonesë

Tragjedia e Liqenit të Farkës ,ku humbën jetën 16 veta ka prekur thellësisht të gjithë shqiptaret kudo ne bote, përfshirë edhe sportadashësit. Qeveria Shqiptare mbajti zi duke ulur flamurin kombëtar në gjysmështizë, si ngushëllim dhe për të lehtësuar sadopak familjet e viktimave.
Albania-sport.com, agjencia sportive e lajmeve në internet, bashkohet me ngushëllimin e thellë të popullit shqiptar. Edhe Federata Shqiptare e Futbollit shprehu ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave të tragjedisë së Farkës përmes një komunikate shtypi të publikuar në faqen e saj zyrtare.
"Federata Shqiptare e Futbollit siguron se është pranë familjeve të viktimave, duke ndjerë dhimbjen e thellë për të afërmit e tyre, të humbur në tragjedinë në Liqenit të Farkës. Për këtë arësye, në të gjitha ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superirore dhe të Kategorisë së Parë, ditën e shtunë datë 08.03.08, do të mbahet një minutë heshtje, në respekt të viktimave të tragjedisë së Liqenit të Farkës".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›