Eliminohet Reali, rokadë Shuster-Spaleti?

E mund gjermanin Shuster në "Santiago Bernabeu", dhe italiani Luciano Spaleti mund të bëhet zëvendësuesi i teknikut të Realit të Madridit sezonin e ardhshëm.
Madrilenët u eliminuan nga Liga e Kampioneve me dy humbje me rezultat të njëjtë(2-1) nga Roma e Spaletit e Francesko Totit. Bernd Shuster, pasuesi i Fabio Kapelos në bankinën e kampionëve në fuqi të Spanjës, nuk e ka më vendin të sigurt.
Lajmi është publikuar thuajse në të gjitha portalet sportivë spanjolle, të cilat i referohen një zyrtari të lartë të klubit kryeqytetas.
Ernesto Bronzeti, shefi i merkatos së Realit të Madridit, la të kuptohet në deklaratat e tij se ish-trajneri i Getafes do të largohej në rast se ai nuk do te fitonte kampionatin spanjoll.