E Shtunë, 31 Tetor 2026

WBA vendos kundër Krasniqit

Organizata më e vjeter e boksit Profesionist ëorld Boxing Association (WBA) nuk lejon që kampioni i peshave të rënda Ruslan Chagaev të luftojë kundër Luan Krasniqit më 26 prill 2008. Chagaev duhet së pari të boksoj kundër Niolay Valuev.
Krasniqi ishte mjaft i bindur se i erdhi shansi të luftojë edhe një herë për titullin e botës, por kjo deshirë nuk iu plotësua sepse federata ëBA vendosi kundër luftës Chagaev - Krasniqi. Kampi i sfiduesit të domosdoshëm Nicolay Valuev kishte bërë protestë tek federata WBA që Valuevit mos ti shtyhet termini pasi gjignadi rus në muajin e kaluar fitoi kundër Lyakhovich në luftën elminatore. Chagaev do të përballet së shpejti me Valuevin dhe nëse e fiton sërish luftën kundër "bishës" atëherë Krasniqi do të ketë prapë mundësi që në fund të vitit 2008 ose në fillim të vitit 2009 të luftoj për titull. Kransiqit i duhet patjetër në ndërkohë ta zhvilloj një luftë që mos ta humb vëndin e 15-të që e ka në ëBA dhe kjo luftë është e mundshme të jetë dikur në maj të këtij viti. Si duket Krasniqi nuk ka shumë fat kur duhet të luftoj për tituj të rëndesishëm. Ai lajmin e hidhur tani e mori në bjeshkët e Austrisë ku ishte duke u përgaditur për titullin e botës dhe u shpreh shumë i brengosur për këtë duke patur parasysh edhe vitet që kalojnë. Pikërisht me 10 maj të këtij viti Luani i mbush 37 vjet.

Artan Vërbica (Albanianboxing.com)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›