Devolli gërryen dhjetëra ha tokë, në rrezik pompat e ujit dhe puset e naftës
28/02/2010 Rrezikohen 6000 banorë, më e kërcënuar Kozarja
KUÇOVË - Prurjet e lumit Devoll të shtuara ditët e fundit si pasojë e reshjeve të shiut e borës kanë bërë që në shumë fshatra në të dy brigjet e tij të rrezikohen nga përmbytjet dhe nga gërryerja e tokës bujqësore, por më të rrezikuar në këtë rast janë fshatrat e komunës Kozare të rrethit Kuçovë. Sipas burimeve zyrtare nga kjo komunë, veç gërryerjes së tokës bujqësore që arrijnë në dhjetëra ha tokë bujqësore në rrezik nga përmbytja dhe gërryerja janë dhe pompat e ujit që furnizojnë me ujë të pijshëm mbi 6000 banorë të disa fshatrave të kësaj komunën. Situata e rëndë e krijuar me bllokimin e rrugëve që lidhin fshatrat me komunën dhe më qytetin Kuçovë dhe rreziku i përmbytjes së pompave të ujit që ndodhen në breg të lumit Devoll, ka bërë që të reagojë ditën e djeshme kryetari i komunës Fatmir Doksani. Kreu i komunës Kozare i është drejtuar dje Ministrisë së Bujqësisë dhe Prefekturës së Qarkut të Beratit duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për përmirësimin e situatës akute që ndodhet komuna e tij. Doksani është shprehur se nga shirat e vazhdueshëm rruga e fshatit Drizë është shembur në dy segmente dhe është bërë e pakalueshme për të gjitha mjetet dhe si i tillë ky fshat është i izoluar me qendrën e komunës dhe Kuçovën. Po sipas tij është bllokuar qarkullimi i mjeteve në rrugën e fshatit Frashër, e cila është shembur në tre segmente dhe ka izoluar banorët e fshatrave Drizë e Frashër. Shkarje masive të dherave ka pasur në fshatin Kozare, në fshatin Gegë e Drizë, ndërkohë që në këtë të fundit rrezikohet dhe shembja e dy shtëpive. Situata është alarmante për kreun e komunës, pasi dhe pompat e ujit që ndodhen në breg të lumit rrezikojnë nga gërryerja, pasi ujërat e Devollit kanë ndërruar drejtim dhe duke gërryer në bregun ku ndodhen pompat e ujit i janë afruar 20 metra, ndërkohë që një javë më parë ishin 38 metra larg saj, ndërsa përmbytja nëse nuk merren masa është e pashmangshme, çka do të lerë pa ujë të pijshëm mijëra banorë. Lumi Devoll vetëm gjatë ditëve të fundit ka gërryer sipërfaqe të tëra toke bujqësore në fshatrat Frashër, Havaleas, Vlashuk ku një sipërfaqe prej 75 hektarësh tashmë është ngrënë krejtësisht nga lumi. Kryetari i komunës kërkon ndërhyrjen për planifikimin e kanaleve kulluese për të shmangur përfshirjen e tokave bujqësore nga lumi. Po në komunën tonë shprehet Doksani ka dhe shumë puse nafte, numri i të cilëve i kalon të 60-t që dhe ata rrezikohen njësoj si toka dhe pompat nga gërryerja dhe përmbytjet. Më tej Doksani vijon se fondet e komunës për të përballuar situatën janë të pamjaftueshme dhe kërkon ndërhyrje nga ana e ministrisë përkatëse dhe prefekturës.