E Diel, 1 Nëntor 2026

Muaji mars i lagësht dhe i freskët. Mot i paqëndrueshëm

Java e pare e marsit, pritet te nise me mot te paqendrueshem. Kthjellime dhe rreshje shiu, parashikojne metereologet, per javen qe vjen. Ata thone se situata sinoptike ne vend do te jete e paqendrueshme ku kthjellimet dhe shirat, do te zene vendin e njera-tjetres, gjate diteve dhe neteve te para te muajit mars ne te gjithe territorin e vendit.

"Java pritet qe te nise kryesisht e kthjellet ne pjesen me te madhe te territorit. Kuptohet ne zonat malore do te kete reshje shiu, por qe do te jene me intensitete te dobeta. Kjo situate do te permbyset ne mbremjen e te enjtes, ku serish do te kemi vranesira dhe i gjithe territori shqiptar do te mbulohet nga shirat. Muaji mars do te jete kryesisht i lagesht pasi reshjet e shiut do te jene mbi normen mujore", ben te ditur Lajda Porja, meteoreologe.

Persa i perkete vlerave termike, ato do te pesojne luhatje, por sipas metereologeve ato nuk do te jene te ndjeshme. Ata shprehen se marsi parashikohet te jete i fresket.

"Persa i perket temperaturave, javen e pare te marsit ne mengjes do te kete nje rritje te lehte ndersa mesdita nuk do te kete ndryshime te dukshme. Temperaturat do te jene afersisht 1.5 grade nen normen mesatare. Pra, mund te themi qe do te kemi nje muaj te lagesht dhe te fresket", vijon Porja. Muaji shkurt ne vend u mbyll me rreshje te shumta shiu, te cilat mbizoteruan ne te gjithe territorin e vendit, duke e kaluar normen mesatare mujore.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›