E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza politike, sërish në vëmendjen e AP të Këshillit të Evropës

Tre javë pas vizitës negociuese të delegacionit të Asamblesë Parlamentare, Këshilli i Europës i rikthehet sërish krizës shqiptare. Por tashmë, pas futjes së opozitës në Parlament cështja nuk do të trajtohet më si rast negocimi por si monitorim i një vendi që shkel standardet. Më 2 dhe 4 mars në Strasburg, përpara sesionit të ri parlamentar të 12 marsit pritet të nisin diskutimet për krizën në Tiranë.

Një nismë politike e Grupit socialist të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i drejtuar nga Andrea Gross dhe ai i të majtëve të bashkuar të Tiny Cox, kërkon një qëndrim të ri të Strazburgut pas ndërprerjes së bojkotit nga ana e Partisë Socialiste. Megjithëse në axhendën e përgatitur nuk është parashikuar një debat i posaçëm për Shqipërinë, ai do të mbahet.Kjo në linjë dhe të deklaratës së presidentit të Asamblesë Parlamentare, Mevlut çavusoglu se KiE do të ndjekë situatën hap pas hapi dhe shumë afër”.

Pas dy ditëve negociata në Tiranë, komisteti presidencial i Strazburgut i bëri thirrje partive politike t’i japin fund krizës aktuale politike në vend. Ata e quajtën mungesën e dialogut parlamentar si minim të funksionimit demokratik të institucioneve të shtetit. Dy ditë pas largimit të të dërguarve të Strazburgut, opozita theu bojkotin duke u kthyer në Kuvend. Duke depozituar njëkohësisht dhe dy projektligje për hetimin e zgjedhjeve, të cilat i cilësoi kusht për zgjidhjen e krizës.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›