E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dha informacion për Millosheviçin, gjykohet në Hagë

Hagë -Ish-zëdhënësja e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë, Florence Hartmann, sot do të dalë para gjykatës në Hagë. Hartmann akuzohet se ka zbuluar informacione konfidenciale nga gjykimi i ish-presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviç. Ish-zëdhënësja e kryeprokurores Carla del Ponte është punonjëse e parë e Tribunalit që do të dalë para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës. Gazetarja franceze mund të dënohet deri me shtatë vjet burg apo 100 mijë euro gjobë nëse shpallet fajtore. (rel/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›