E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDSH do të marrë pjesë në protestat e 23 qershorit

Tetovë -Partia Demokratike Shqiptare do të marrë pjesë në protestën e 23 qershorit, e organizuar nga një tjetër parti shqiptare. Nënkryetari i PDSH-së, Iljaz Halimi ka deklaruar se partia e tij do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për të marrë pjesë në këtë protestë.
Lidhur me mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë Qendrore të PDSH-së në Strugë, Iljaz Halimi, u shpreh: “Në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore, është marë qëndrim që mbledhjet Kryesia Qendrore ti mban nëpër komuna të ndryshme, atje ku PDSH-ja ka organizim në nivel të degëve. Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë Qendrore që organizohet jashtë Tetovës, ku është edhe selia e Partisë. Temë boshte e kësaj mbledhje janë dy elaboratet: a) për formimin e departamenteve dhe komisioneve në kuadër të Partisë dhe b) elaborati për veprimtarinë e degëve dhe nëndegëve, kryesive të tyre etj dhe çështjeve të ndryshme”.

Lidhur me atë se a është takuar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, me liderin e ri të LSDM-së, Branko Cërvenkovskin, Iljaz Halimi shtoi: “Nuk jemi në dijeni për ndonjë takim të tillë, por megjithatë, ne jemi parti e hapur dhe nuk përjashtojmë bashkëpunim në nivel opozitar”.

Duke pas parasysh se në Këshillin e komunës së Strugës, PDSH-ja është anashkaluar nga koalicioni i mundshëm, Iljaz Halimi tha se do ta përcjellin situatën nga afër, përmes këshilltarëve, dhe do të veprohet sipas situatave dhe zhvillimeve në nivel të komunës së Strugës. (start/inat)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›