E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI ka marrë 78 përqind të investimeve, PS ka marrë 88 përqind të punonjësve

rama-meta-570x310Pavarësisht se kryetari i qeverisë së ardhshme, Edi Rama, ka deklaruar se nuk do ketë ndarje të qeverisë në parcela politike, sërish mbetet interesant fakti që Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë pesë ministri të rëndësishme.

E përditshmja Shqip ka bërë një analizë, duke arritur në përfundimin se LSI ka marrë ministritë që kanë në dorë investimet, kurse PS ka mbajtur në dorë ministritë që kanë në dorë administratën.

Kështu, me pesë ministritë e saj, LSI kontrollon plot 78 përqind të investimeve, bazuar në shifrat e buxhetit të këtij viti.

Kurse PS do të kontrollojë vetëm 22 përqind të investimeve me dikasteret e saj.

Por ministrat e PS duhet ti gëzohen faktit që kanë në dorë administratën. Ata do të kenë ndikim mbi 74 mijë punonjës ose 88 përqind të administratës, në raport me LSI, që do administrojë vetëm rreth 13 mijë punonjës./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›