Mesi, në fushë ndaj Rekreativos
Lionel Mesi është grumbulluar nga trajneri i Barcelonës, Frenk Rajkard, për ndeshjen e sotme në kampionat kundër Reakreativo Huelvës. 20-vjeçari pësoi një tërheqje muskulore në fillimin e muajit mars gjatë fitores 1-0 në Ligën e Kampioneve ndaj Sëlltikut. Me kthimin e tij në formacion, katalanasit do të kenë më shumë alternativa në repartin e avancuar, i cili aktualisht është i përgjysmuar nga dëmtimet. Henri, Krkiç dhe Iniesta janë lënë pushim për shkak të dëmtimeve të pësuara në mesjavë.