E Diel, 1 Nëntor 2026

Bergkamp, ndihmës i Van Basten

Trajneri i ardhshëm i Ajaksit, Marko Van Basten, ka bërë të ditur se i ka ofruar rolin e asistentit ish-sulmuesit holandez, Denis Bergkamp. "Unë i telefonova atij disa ditë më parë për të mësuar se çfarë po bënte dhe nëse ishte i interesuar për të ndihmuar Ajaksin. Është e rëndësishme që të punosh me sa më shumë kualitete që të kesh mundësi dhe duket qartë që Denis Bergkamp i ka këto cilësi", u shpreh Van Basten, i cili do të emërohet në korrik, pas përfundimit të EURO 2008 me Holandën.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›