E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhembet, te rinjte me shendet te mire

Rreth 17 per qind e femijeve 6 vjecare ne Tirane nuk vuajne nga kariesi dentar. Sipas nje studimi te kryer nga specialistet e Autoritetit Shendetesor Rajonal te Tiranes, ne bashkepunim me ata te Shendetit Dentar Publik, situata paraqitet brenda standardeve te OBSH-se. Sipas ATSH-se, ne studim evidentohet fakti se "ne moshen 18 vjecare, vetem 79.2 % e pjesemarresve rezultojne pa asnje dhemb te hequr". Qellimi i studimit te specialisteve te ASHR-se eshte vleresimi i frekuences se semundshmerise karioze, tek femijet e moshave 6, 12 dhe 18 vjec te qytetit te Tiranes. "Te dhenat e mbledhura nga studimi tregojne se jemi brenda standardeve te Organizates Boterore te Shendetesise ne shume nga parametrat e analizuar, ndersa mund te arrijme qellimet e vena nga OBSH per vitin 2015, me thellimin e masave profilaktike", pohojne specialistet. Sipas tyre, "ne studim jane llogaritur gjithashtu edhe indeksi i prekshmerise se dhembeve nga kariesi dhe i ashpersise prej tij". Te dhenat e studimit, sipas specialisteve, mund te shfrytezohen nga instancat perkatese per te percaktuar strategjite e nevojshme per nje ulje te metejshme te procesit karioz, per rritjen e numrit te individeve te paprekur dhe te atyre me te gjithe dhembet e perhershem ne goje per cdo grupmoshe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›